LSDM: Përfundoi koha e MVRO-VMRO dhe tentimeve për të fshehur vrasjet

Feb 18, 2018 | 22:02
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE përsëri po gënjen, shkalla e krimit është ulur, përderisa njëkohësisht dukshëm është rritur përqindja e zbulimit gjegjësisht zbardhjes së veprave penale.

Nëse krahasohen statistikat nga koha kur MPB ishte MVRO-VMRO edhe tani, pas ndryshimeve dhe çlirimit të këtij institucioni të rëndësishëm, do të shihet se është një gënjeshtër e madhe që kinse është rritur krimi.

7_1518978115-105905

Dallimi është në atë se më parë janë fshehur vrasjet, plaçkitjet dhe vjedhjet, ndërsa tani institucionet kompetente, duke përfshirë edhe MPB-në me transparencë i informojnë qytetarët për çdo lloj të krimit, por edhe për zbardhjen rasteve.

Lufta e vërtetë kundër krimit po i jep rezultatet e para.

Ajo që një pjesë e grabitësve edhe pas kryerjes së dënimit kthehen dhe i përsërisin veprat është rezultat i faktit që me vite VMRO-DPMNE nuk ka ndërmarrë asgjë për reformat në ri-socializimin e personave të dënuar.

Përveç luftës kundër krimit, paisjen e policisë dhe përmirësimin e kushteve për punë të zyrtarëve policorë është e nevojshme edhe refoma në ri-socializimin e dënuarve. Për dallim nga koha e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kur institucionet kanë tentuar që të fshehin vrasjet, sot, Ministria e punëve të brendshme, si dhe institucionet tjera punojnë me profesionalizëm, transparencë, me përgjegjësi dhe në interes të sigurisë së qytetarëve dhe shtetit, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura