Veliaj sulmon Berishën në takimin me Ilir Metën dhe LRI-në: Një gjysh 72-vjeç që rri gjithë ditën e shan në “Facebook”

May 4, 2015 | 17:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lëvizja Rinore për Integrim gjatë një aktiviteti të zhvilluara pasditen e së hënës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, u bëri thirrje të rinjve të mbështesin kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.  Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi mbështetjen e LRI-së duke thënë se do të punojë me përfaqësues të tyre për plane konkrete në Bashkinë e Tiranës.

Ilir Meta dhe Erion Veliaj ne takimin me LRI-ne

Në fjalën e tij kandidati i Partisë Socialiste kritikoi qëndrimet e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. “Ka edhe disa njerëz siç është një gjysh 72 që rri gjithë ditën në “Facebook” që rri e shanë. Ne do t’i themi atij që rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja”,-deklaroi Veliaj. Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës vlerësoi bashkëpunimin mes kreut të LSI-së dhe kryetarit të PS-së për qeverisjen e vendit. “Jam shumë i bekuar që kam mbështetjen e LSI-së dhe LRI-së. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën tregon se bashkimi bën fuqinë. Jam shumë krenar që jam pjesë e një qeverie që është bërë në 18 muaj ajo që nuk është bërë në 18 vjet. Mezi pres që në Bashkinë e Tiranës të punoj me djemtë e vajzat e LRI-së”,-deklaroi Veliaj.

Në këtë aktivitet fjalën e mori edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Meta vlerësoi kandidaturën e Veliajt për Tiranën dhe kritikoi opozitën duke thënë se luftën e saj politike nuk duhet ta bëjë në këshillat bashkiakë, por në Parlament. “Opozita i ka të gjitha mundësitë për ta bërë luftën e saj në Parlament. Bashkinë dhe këshillat e bashkive janë për të zgjidhur punët e qytetarëve e jo për të marrë urdhëra në kryetarë në Tiranë dhe të pengojnë punën e bashki. Ndaj kërkojmë votën në Tiranë, në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë për të ecur drejt rritjes ekonomike”,-deklaroi Meta. 

Ndërsa të rinjtë e LSI-së kërkuan më shumë të drejta për të rininë dhe më shumë punësim, duke thënë se kandidati Veliaj është i duhuri për t’i realizuar ato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura