Lotaria e kuponit, 28 mijë qytetarë për 80 mln lekë. Si ndahen çmimet

Jan 14, 2016 | 8:10
SHPËRNDAJE

Mbyllet afati i dorëzimit të zarfeve me kuponët tatimorë që do të përzgjidhen për të fituar shortin me 511 çmime.

kuponi tatimor

28 mijë pjesëmarrës do të luajnë për 511 çmime me vlerë nga 10 mijë lekë deri në 1 milion lekë. Në total do të fitohen 8 milionë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, dje ka qenë afati i fundit i dorëzimit të zarfeve me 50 kuponët, ndërsa shorti do të hidhet më 15 janar.

Financat e kanë quajtur lojë promocionale, pjesë e fushatës sensibilizuese që qytetarët të tërheqin kuponin tatimor. Por, pavarësisht kohës së vënë në dispozicion për dorëzimin e kuponëve që nuk ishte pak, plot dy muaj, ajo që bie në sy është numri i ulët i pjesëmarrësve në lojë.

SI DO TË SHPALLEN FITUESIT

Financat kanë shpjeguar se fituesit e lotarisë do të përzgjidhen elektronikisht. Çmimet janë ndarë në 4 kategori. Për çmimin e madh prej 1 milion lekësh do të shpallet vetëm një fitues, për çmimin 100 mijë lekë do të shpallen 10 fitues.

Për çmimet e tjera 15 mijë lekë do të shpallen 200 fitues dhe për çmimin fitues 10 mijë lekë do të shpallen 300 fitues. Kushti kryesor i përzgjedhjes është që zarfi duhet të ketë brenda 50 kuponë, me vlerë jo më pak se 5 mijë lekë. Ai duhet të jetë dërguar me postë deri ditën e djeshme.

Probabilitet më të lartë për të fituar e kanë ato zarfe që kanë vlerën më të lartë të kuponëve, kjo pasi 70 për qind e pikëve merren nga vlera e kuponëve dhe 30 për qind nga numri i tyre. Në bazë të këtij vlerësimi pikësh do të bëhet edhe kategorizimi për çmimet. Të gjithë pjesëmarrësit në lojë duhet të kenë shënuar vetë mbi zarf numrin total të kuponëve, vlerën e tyre, emrin e dërguesit dhe adresën e tij.

Nga Financat nuk pati kufizim në numrin e kuponëve që do të dërgoheshin dhe në vlerën e tyre. Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.

Shorti do të hidhet në TV “Top Channel”. Certifikimi i fituesve do të bëhet nga komisioni me 7 anëtarë nga Ministria e Financave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Drejtoria e Tatimeve, Tiranë, Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e konsumatorit, si edhe një përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Çmimet

“Loja Promocionale e Kuponit Tatimor” ka 4 kategori fituesish . Në përfundim të lojës do të shpallen 511 fitues për një vlerë totale prej 8,000,000 lekësh.

Çmimet fituese për kategorinë I dhe II

Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponëve të dërguar. Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponëve dhe 30% me numrin total të kuponëve të postuar. Pra, sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponëve të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia e fitimit.

Kategoria- Nr. fituesve- Çmimi për fitues Totali

I-   1 -1,000,000 Lek 1,000,000 Lek

II-  10 -100,000 Lek 1,000,000 Lek

Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.

Çmimet fituese për kategorinë III dhe IV

Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a) Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5,000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet Postës brenda afatit të lojës.

Kategoria Nr. Fituesish Çmimi për fitues Totali

III – 200 -15,000 Lek 3,000,000 Lek

IV – 300- 10,000 Lek 3,000,000.Lek

 

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura