Lotaria Amerikane/ Probleme me aplikimet, ambasada jep njoftim të rëndësishëm

Nov 1, 2018 | 9:10
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane ne Tirane jep sot nje tjeter njoftim te rendesishem per te gjthe ata qe duan te aplikojne per Lotarine Amerikane. Behet fjale per nje problem qe shume aplikuesve u shfaqet ne momentin qe kryejne procedurat per plotesimin e formularit.

Llotaria-amerikane-696x522

“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre”- njofton ambasada duke dhene kete keshille si me poshte.

Mesazhi i Ambasades se SHBA

Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura