“Loro Boriçi” kthehet në kantier ndërtimi, ja si duket stadiumi i ri (FOTO)

Jun 16, 2015 | 20:15
SHPËRNDAJE

Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi”, i ngjan një kantieri ndërtimi. Punimet që po kryhen tregojnë rindërtimin e tij nga themelet. Në këtë stadium pritet të zhvillohen ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së futbollit për eliminatorët e “Euro 2016”.

Punimet ne stadiumin e Shkodres

Aktualisht, konstatohet se firma e cila ka marrë përsipër punimet e stadiumit, ka nënkontraktuar disa firma të tjera që po punojnë në mënyrë që ky impiant të përfundojë brenda afatit të parashikuar.

Konstatohet se janë përfunduar dy katet e para të tribunës, duke i hapur punë ndërtimit të katit të tretë. Sipas ndërtuesve të këtij stadiumi, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për tribunat anësore. Në tri nga pesë tribunat që do të bëhen në formë kubike është hedhur betoni dhe janë hedhur plintet, të nevojshme për ndërtimin e shkallëve. Ndërsa pritet që shumë shpejt të hidhen edhe ato të tribunave të fundit anësore.

Foto nga punimet

Ndërkohë, fusha është zhveshur fare nga tapeti i blertë, i cili do të zëvendësohet nga një i ri. Ajo që bie në sy është se firma ka vendosur një rregull për hyrjen e personave të jashtëm në objekt. Aq sa para dy ditësh kandidates së majtë për kryetare të bashkisë Shkodër i është dashur të marrë leje për t’u futur dhe për të inspektuar punimet që po bëhen në stadium.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura