Lorik Cana mbush 35 vjeç, mesazhi i veçantë i urimit nga Presidenti Meta

Jul 27, 2018 | 8:54
SHPËRNDAJE

Kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana sot feston ditelindjen e tij te 35 dhe nje mesazh te bukur ne rrjetet sociale e ka bere edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shkruan: ‘i uroj të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë”.

POSTIMI I PLOTE I METES:

Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.

37841010_1854646634581601_6559179200098467840_n 37847939_1854646694581595_6063956731996667904_n 37870268_1854646597914938_4005241811667779584_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura