Lorik Cana do të jetë, “Luftëtari” konfirmon praninë në derbi

Mar 1, 2017 | 18:10
SHPËRNDAJE

Lorik Cana do të jetë një zë më shumë mes tifozëve të Lacios për derbin e sotëm në “Olimpiko” ndaj Romës. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka udhëtuar sot drejt Romës për të ndjekur ndeshjen e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë e cila përcakton ecurinë e sezonit për Lacion.

Cana

“Do të jem në stadium për të bërë tifo për Lacion”, deklaroi ai për mediat italiane, ndërsa gjatë ditës ka hedhur vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga pika të ndryshme turistike të Romës, për të vërtetuar praninë e tij në këtë ndeshje.

Sigurisht që Cana nuk do të ulet mes tifozëve, edhe pse pritet që të ketë shumë të tillë të bardhekaltërve në ndeshjen e mbrëmjes. Ashtu si në rastet e mëparshme kur ka ndjekur ndeshje në “Olimpiko”, Cana do të jetë mes të ftuarve në Tribunën VIP të stadiumit, mundësisht pranë Igli Tares me të cilin mban një lidhje të ngushtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura