Lori Hoxha akuzohet nga fansat për ndërhyrje plastike në fytyrë, ja si përgjigjet ajo!

May 27, 2015 | 13:29
SHPËRNDAJE

Trendi i fryrjes së buzëve ka përfshirë jo pak këngëtare apo personazhe të njohur në Shqipëri.

Por siç duket edhe Lori Hoxha ka tentuar të bëjë buzët, duke u nisur nga një foto e saj e publikuar në Instagram.

Teksa ka reklamuar buzëkuqin e saj, shumë komentues i kanë shkruar se ajo ka ndryshuar shumë në fytyrën e saj ku japin dy opsione, ose ka përdorur fotoshop ose ndërhyrje kirurgjikale.

Por vajza e Top Media ka mohuar zërat duke shkruar se është thjesht një program i tillë, dhe se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në buzët e saj. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura