Lori e “BB”: Ja ndërhyrjet kirurgjikale që kam bërë

Apr 24, 2015 | 12:26
SHPËRNDAJE

Banorja seksi e edicionit të kaluar të “BB” rrëfen eksperiencën e saj të bisturive

Ndjeshmëria e gjoksit nuk ndryshon. Shoqet më kanë tmerruar duke më thënë se do kisha dhimbje, do ta ndieja edhe gjatë operacionit kur të punohet te hunda ime, por nuk është aspak e vërtetë. Kjo është eksperienca ime, ajo që kam provuar unë dhe mezi pres të shoh rezultatin final dhe të jem gati për në verë

Shtatlartë dhe bukuroshe, Lori që para se të futej në “BB” ishte e famshme si modele, pasi pozoi e zhveshur duke provokuar. Ajo vjen në një rrëfim për ‘’Panorama plus’’ mbi eksperiencën e saj gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Fryu buzët, rregulloi hundën dhe zmadhoi gjoksin. Lori Hoxhallari tregon më shumë për veten.
Me çfarë je duke u marrë aktualisht?
Nuk kam pasur angazhime pune, për arsye se edhe nuk e kam ndier të nevojshme dhe pasi kam lëvizur jashtë me njerëzit e mi për qejf. Nëse do të merresha me diçka, do më pëlqente të punoja si moderatore në televizion. Në fakt, jam marrë më tepër me palestër, i jam përkushtuar kokë e këmbë.
Shfaqesh shpesh me linja seksi nëpër rrjetet sociale. Si arrin ta menaxhosh suksesin me meshkujt?
Nuk merrem fare me atë pjesë, dikush pëlqehet e dikush tjetër jo. Njerëzit kanë mendime të ndryshme, preferenca, ide, epshe etj. dhe unë nuk do bëhem pjesë ndërhyrëse tek ata, përveçse vizualisht.
Je e dashuruar? Është i dashuri juaj xheloz për këtë gjë?
Nuk jam e dashuruar, është ndjenjë që nuk e njoh momentalisht.

Në një intervistë më herët na ke thënë se qëllimi yt është që nga fama të bëhesh e pasur dhe të mbash familjen, a e ke arritur këtë gjë?
Pjesa e ndihmesës së familjes mbetet gjithmonë dëshirë e imja, ashtu si çdo fëmijë që dëshiron ta shohë familjen të kënaqur. Qëllimi im është të iki jashtë vendit, rrugët i kam të hapura dhe gëzoj përkrahje.
Ke pasur oferta të sfilosh edhe jashtë vendit apo ndonjë mundësi tjetër që të ka joshur?
Oferta të ndryshme më kanë ardhur, por shumica nuk më kanë tërhequr sa t’i përkushtohem. Ndodh rëndom në vendin tonë që shihen dhe pretendohen gjëra të tjera para punës dhe aftësisë së dikujt.
Ke pasur një fizik të shkëlqyer, pse vendose të rregullosh hundën dhe gjoksin?
Çdonjëri pretendon më të mirën për vete, bëra rinoplasti për të pasur një hundë më fine dhe estetike. Gjithashtu zmadhova gjoksin për të pasur një proporcion trupi dhe pamje më të lezetshme. Operimi i gjoksit nuk jep asnjë mungesë ndjeshmërie, përkundrazi, ndiej çdo gjë.  Ndihem shumë mirë, nuk kam pasur dhimbje, edhe pse jam në ditët në shërim e sipër.
Thonë se operimi i gjoksit mund të ketë pasoja për shkak të ndjeshmërisë, nuk e ke problem ti këtë?
Ndjeshmëria e gjoksit nuk ndryshon. Shoqet më kanë tmerruar duke më thënë se do kisha dhimbje, do ta ndieja edhe gjatë operacionit kur të punohet te hunda ime, por nuk është aspak e vërtetë. Kjo është eksperienca ime, ajo që kam provuar unë dhe mezi pres të shoh rezultatin final dhe të jem gati për në verë. Mjekët më siguruan se nuk ka asnjë rrezik për kancer gjiri dhe as për sëmundje të tjera. Më thanë se mund ta ushqej nesër me qumësht gjiri beben pa problem.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura