Lori dhe Elhaida me fustan njësoj, Dalina Buzi “Lori e ka veshur e para”. Stilisti reagon për ‘sherrin’

May 23, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

Një ‘sherr’ i vogël ka ndodhur mes Dalina Buzit dhe komentuesve në Instagramin e saj.

Pasi ajo ka postuar një foto të Lori Hoxhës ku shfaqet me një fustan të verdhë të stilistit Valdrin Salihi, ndjekësit kanë shkruar se ky ishte fustani i Elhaida Danit në tapetin e kuq në Eurovizion.

Por gazetarja ka shkruar se më përpara e ka veshur mikja e saj Lori, duke treguar se ajo mban anën e personazheve të saj në revistën që ka.

Megjithatë nuk ka munguar komentin i vetë stilistit duke shkruar se fustanet janë në një koleksion por nuk janë të njëjtë.

Për të mbështetur më shumë mendimin e saj, Dalina në fund ka shkruar “Oh dhe une thoja…Po Elhaides si i rrinte aq mire?”

Trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha ka bërë një intervistë për revistën Anabel ku shfaqt në një fotosesion nga Genljant Kaleci. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura