Lorenc Vangjeli përsëri si kërcimtar

May 19, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE


Pak javë më parë, Lorenc Vangjeli, gazetar, analist dhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, u kap nga paparazzi ynë në një lokal nate ku i gjithi në ekstazë kishte hipur mbi tavolina dhe kërcente. Në atë darkë ishte krijuar një ambient buzuku falë këngëtares së famshme greke, Anna Visi, e cila këndonte live. Vangjeli, me sa duket, i apasionuar edhe pas asaj lloj muzike, nuk u pëmbajt dhe nuk e vrau mendjen se si person publik dikush mund ta paragjykonte. Por, siç shohim, këtë efekt tek ai nuk e jep vetëm muzika greke. Lorenci  edhe në këtë foto kuptohet qartas se është i pasionuar pas kërcimit. Në këtë event, ai nuk ka humbur rastin për t’u argëtuar siç i pëlqen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura