Lorenc Vangjeli: Ajo që do shohim në gusht mund të ngjajë si fantashkencë, por… Ja roli i Metës, Ramës, Bashës dhe Veliajt

Aug 22, 2020 | 20:30
SHPËRNDAJE

Parashoh se do të ketë një marrëveshje mes palësh pas zgjedhjeve”, kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli, në një intervistë për për “Tema”.

LORENC-VANGJELI-768x414

Sipas Vangjelit pas zgjedhjeve nuk përjashtohet një qeverisje me bazë shumë më të gjerë sesa do të diktojnë shifrat e votimit, ndërsa thekson se mund të na ngjajë më shumë si fantashkencë ajo që pritet të ndodhë gushtin e ardhshëm.

Me poshte ai flet edhe per rolin e kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta, kryebashkiakut Lulzim Baha dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj.

 Pyetje: Në të gjitha rastet, duke marrë në konsideratë të shkuarën, e cila thuajse ka qenë identike, a do shkojnë palët drejt një konfliktualiteti të dukshëm dhe në fund të duhet ndërhyrja ndërkombëtare për “marrëveshje të orëve të fundit”, apo këtë herë ndërkombëtarët po vënë në provën finale klasën tonë politike, deri ku mund të arrijë?

Vangjeli: Më shumë se një marrëveshje mes palëve në konflikt dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për një marrëveshje të minutës së fundit, parashoh se do të ketë një marrëveshje mes palësh pas zgjedhjeve. Ajo që do të shohim në gushtin e ardhshëm, sot mund të ngjajë si fantashkencë, por ka shumë gjasa të ndodhë. Deri edhe një bashkëqeverisje me një bazë shumë më të gjerë sesa do të diktojnë shifrat e votimit. Ideja se në Bruksel nuk i zë gjumi se kush do të qeverisë në Tiranë, dhe se në Uashington zgjohen me idenë se kush do të qeverisë Tiranën, është përralla që tregohet në Tiranë për të vënë në gjumë budallenjtë e padobishëm.

Pyetje: Përtej logove apo formacioneve politike, cili pritet të jetë roli i liderëve apo individëve më influentë politikë, si Rama, Basha, Meta dhe Veliaj?

Vangjeli: Do të jetë një ndeshje interesante, ku sërish asgjë nuk është ashtu siç duket. Kryesisht miqësitë dhe armiqësitë mes njerëzve që kanë qenë kryetarë bashkie dhe të vetmit që ka provuar presidencën; mes njerëzve që kanë provuar të jenë kryetarë partie dhe një tjetri që është në radhë; mes njerëzve, nga të cilët dy kanë kuptuar peshën e zyrës së kryeministrit dhe dy të tjerëve që tentojnë të shkojnë aty; mes njerëzve që vijnë kur të tjerëve iu duket se po ikin dhe ikin kur duket se janë duke ardhur. Vetëm këta të katërt dhe një pakicë dramatike, më pak se gishtat e duarve të dy marangozëve fatkeqë, janë politikanë dhe luajnë politikë. Kusuri tjetër që mbetet, ka me politikën po atë lidhje që ka sharra e drurit me muzikën klasike. Dhe në një rast të tillë nuk është koha për të shpresuar se do të dëgjohen tinguj harmonikë dhe jo zhurma groteske, si ato të cirkut të UFO-ve nga Albania.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura