Loredana shuan kureshtjen, zbulon mashkullin misterioz që e shoqëron në Paris

Jan 17, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Jeta private e Loredanës është në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit. Ndërsa këngëtarja udhëtoi drejt Parisit një mashkull misterioz po e shoqëronte.

loredana1

Menjëherë dolën thashetheme, të nxitura nga vetë Loredana, se ky është i dashuri i saj i ri.

Ajo publikoi një foto me mashkullin misterioz të kapur për dore, ndërsa mbante një unazë edhe në gishtin e martesës.

Dhe mesa duket sot zbuloi edhe kush është ai. Bëhet fjalë për reperin Macloud.

Dyshimet për një lidhje mes tyre lindën pak javë më parë, menjëherë pasi u shuan dyshimet për një lidhje të Loredanës me reperin gjerman Bonez.

Nuk dihet nëse udhëtimi i tyre është bërë thjesht për pushime apo për ndonjë projekt muzikor.

loredanamacloud

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura