Loredana pranë yjeve botërorë, merr pjesë në eventin e rëndësishëm të muzikës

Nov 4, 2019 | 13:29
SHPËRNDAJE

Duket se përpos problemeve që ajo po kalon në jetën private, jeta e saj profesionale po shkon më mirë seç pritej.

Loredana ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Instagram’ se do të jetë e pranishme në një event të rëndësishëm të muzikës, në ‘MTV EMA’.

Në këtë event mblidhen artistët më të mirë europianë të cilët nderohen me çmime.

Reperja shqiptare është shpallur fituesja e çmimit ‘Best Swiss Act’ (kënga më e mirë zvicerane).

Pjesë e MTV EMA do të jenë edhe shumë këngëtarë me famë botërore si shqiptaret Dua Lipa e Ava Max, si dhe Rosalia, Niall Horan, Halsey, Little Mix etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura