Londër, shqiptari ther me thikë 25-vjeçaren, zbulohet emri i viktimës

Feb 2, 2016 | 14:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Publikohen detaje të tjera nga vrasja e një 25-vjeçareje në Londër, autor i së cilës është shqiptari Arben Rexha.

Mediat angleze shkruajnë se bëhet fjalë për Elidona Demirajn, e cila gjithashtu është shtetase shqiptare.

Rexha është arrestuar pasi akuzohet për vrasje. Sipas mediave britanike, 31 vjeçari ka dalë para Gjykatës britanike e cila ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

shqiptari444

Vrasja ka ndodhur më 31 Janar të këtij viti dhe thuhet se viktima kishte vetëm dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën ku ka ndodhur ngjarja në rrugën ‘Graham’.

Shqiptari është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij vijon gjyqi me akuzën e vrasjes.

image (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura