Lola Luma i jep fund beqarisë në gusht, martohet me djalin e ambasadorit

Feb 24, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga modelet më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëherazi edhe aktore shumë e zonja. Lola Luma, vajza shkodrane e cila ka mahnitur gjithnjë e më shumë me bukurinë dhe sharmin e saj, ka vendosur që më në fund të veshë fustanin e bardhë pas gjithë atyre sfilatave, të cilat i ka realizuar me vello. Kjo verë do ketë një dasmë madhështore në Tiranë. Përgatitjet e ceremonisë ku do ketë shumë të ftuar, sapo kanë filluar. Detaje të tjera në lidhje me këtë ceremoni nuk kemi, por duke e ditur që Lola ka sfiluar për shumë kompani të njohura amerikane, velloja e bardhë e nuses do jetë diçka unikate. Bukuroshja Luma ka një lidhje te gjatë dhe stabël me Dejonin, djalin e ambasadorit shqiptar në Izrael, Bujar Skendo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura