Lokalin e kishte kthyer në vendtakim, arrestohet një 37-vjeçar shqiptar në Itali për trafik droge! Në shtëpi iu sekuestruan kokainë e kanabis

Oct 13, 2021 | 20:04
SHPËRNDAJE

drogekanabisarrestimitali

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për trafik droge.

I riu është ndaluar në zonën e Cristos teksa karabinierët konstatuan shqiptarin i cili qëndronte me orë të tëra në një lokal.

Disa persona vinin e takonin dhe lëviznin me të, e më pas 37-vjeçari rikthehej dhe ulej në lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia i gjeti 43 gramë kokainë, disa doza kanabis dhe një shumë prej 1 mijë eurosh.

Hetimet e kryera çuan policinë edhe tek klientët e shqiptarit, të cilët u shoqëruan në komisariat ku dëshmuan se 37-vjeçari i shiste lëndën narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura