Lokali i masakrës përdorej vetëm nga familja Çapja, natën ishte i mbyllur

Feb 5, 2016 | 8:44
SHPËRNDAJE

Lokali ku ndodhi masakra me 3 viktima dhe 8 të plagosur, në pronësi të familjes Çapja është më se modest.

kamera-elbasanNë këtë vend kishte zgjedhur familja të mblidhej për të festuar kthimin e Arnoldit, djalit të Agron Çapjas.

Ata që e njohin zonën, por sigurisht edhe këtë lokal, tregojnë se ai gjatë mbrëmjeve qëndonte thuajse gjithnjë i mbyllur.

Lokali ndodhet pak metra pasi kalon perimetrin e stadiumit “Elbasan Arena”, në rrugën drejt Librazhdit, që njihet me emrin lagjja “Emin Matraxhiu”. Gjithçka ka mbetur nga ora 19:54 e së mërkurës, janë muret gjithë vrima nga breshëria e plumbave, xhamat e thyer e karrige të rrëzuara.

Nga dëshmitarët që pranuan të flasin shumë shkurt dhe pa i identifikuar, mësuam se lokali “Rrapi i Gonit” nuk frekuentohej shumë nga personat e rastësishëm.

Vetëm ndonjëri që lante makinën aty para tij mund të ulej për të kthyer një gotë me të shpejtë. Nuk kishte as kamerier, as banakier të punësuar.

Gjithçka e administronin të afërmit e Çapjes. Ndërsa në mbrëmje zakonisht qëndronte i mbyllur. Vetëm në raste si ai i së mërkurës, kur familjarë, të afërm e miq mblidheshin për të festuar.

Pikërisht aty, në lokalin në pronësi të Çapjes, vëllait të biznesmenit të vrarë në vitin 2005, ishin 4 anëtarë të familjes së tij.

Vetë pronari mbeti i vdekur, bashkë me dy miq të familjes, ndërsa vëllai dhe dy nipërit e Sokol Çapjes, u plagosën.

Etleva Delia 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura