Lokali bëhet shkrumb nga zjarri, shpëton bujtina! Ja momentet kur zjarrëfikësit “luftojnë” me flakët (VIDEO)

Jan 14, 2022 | 21:09
SHPËRNDAJE

Një bujtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Reçit në Malësi të Madhe.

Mësohet se zjarri ka djegur totalisht pjesën e lokalit, ndërkohë që zjarrëfikëset bënë të mundur shpëtimin e pjesës së hotelit nga flakët.

Panorama.al ka siguruar pamje nga lokali teksa digjet totalisht nga flakët. Siç shihet, forcat zjarrëfikëse ndodhen në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake, nuk dihet ende shkaku i zjarrit, teksa policia ka shkuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura