“Lojtari autoritar, s’e përjashtojmë” – drejtori Sulejman Mema komenton sulmin ndaj Memellit

Mar 23, 2018 | 19:34
SHPËRNDAJE

Drejtori i Akademisë së Tiranës, Sulej man Mema, një- herësh dhe një emër i njohur në kampin bardheblu, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka folur mbi incidentin e djeshëm që ka ndodhur me trajnerin Memelli, i cili u sulmua nga prindi i një futbollisti.

Mema

Profesor, një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme (djeshme) te një nga ekipet e moshave të Akademisë së Tiranës…

Po, është e vërtetë që ka ndodhur paraditen e sotme (djeshme), te Akademia, por ne nuk mbështesim të tilla raste. Nuk ka vjen mirë që ndodhin, pasi është një Akademi, e cila funksionon normalisht dhe pa probleme. Unë kam folur me trajnerin Migen Memelli, do të dëgjoj edhe versionin e policisë dhe në fund do të marrim një vendim. Do të mbledh nesër (sot) këshillin e trajnerëve dhe do të shikojmë se çfarë do të vendosim në lidhje me këtë rast.

Është hera e parë që ju ndodh një gjë e tillë?

Po, sa jam unë në krye të Akademisë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë një gjë e tillë. Ka pasur incidente të vogla me prindërit, pasi ato janë gjithmonë të pranishëm. Në çdo akademi ndodhin gjëra të vogla, pasi prindërit kërkojnë më të mirën për fëmijën e tyre. Ndërsa për rastin konkret, trajneri në ato momente ndoshta nuk ka qenë i qetë dhe është grindur. Unë me Memellin siç e thashë kam biseduar, ndërsa me prindin ende jo. Por, versioni i policisë do të më japë një version më të qartë për atë që ka ndodhur dhe më pas ta diskutoj me trajnerët që raste të tilla të mos përsëriten më te kjo Akademi.

Sulejman Mema

Keni qenë trajner dhe tani në një pozicion drejtuesi. Incidenti ka ndodhur me një lojtar që është edhe kapiten. Mund ta bëjë një lojtar një sjellje të tillë që të mos pranojë vendimet e trajnerit?

Albanin (Çejku) unë e kam pasur dy vite rresht në skuadrën që drejtoja. Po ta shikosh është pak autoritar në veprimet që bën. Ka luajtur edhe me lojtarë më të mëdhenj se vetja dhe është kapiten i kësaj skuadre. Ndërsa Memelli kërkon gjithmonë më të mirën dhe është trajner kërkues. Dhe ndoshta ky konflikt i vogël nuk i ka pëlqyer prindit të futbollistit dhe mund të ketë ardhur deri në këtë sherr.

Më vjen shumë keq që ndodh një gjë e tillë me një djalë që ka edhe vlera. Por, edhe Memelli ka vlerat e tij si trajner pasi ekipi i tij renditet në vendin e parë. Është shumë i përkushtuar. Por, prindërit ndonjëherë mund të ndikojnë edhe negativisht. Prindi kërkon më të mirën te fëmija e tij, por edhe te trajneri ndonjëherë diçka më shumë.

E keni menduar ndonjëherë që të siguroni ambientet stërvitore me security privat?

Nuk e besoj se do të jetë e nevojshme. Ne do të bindim trajnerët që të jenë të përgjegjshëm për stërvitjen që do të bëjnë, por edhe prindërit. Ndoshta do të thërrasim edhe prindërit për të bërë më të mirën e mundshme, që ata ta kuptojnë se trajneri është i përkushtuar. Nëse ka diçka me trajnerin, mund të vijnë të flasin dhe të zgjidhin problemet te drejtuesit e Akademisë ose te ata të klubit, nëse nuk i zgjidh me trajnerin.

Do vazhdojë Çejku të jetë pjesë e Akademisë së Tiranës?

Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, por pavarësisht këtyre që kanë ndodhur nuk kemi pse t’i largojmë sportistët. Ai është fëmijë dhe ne fillimisht jemi për t’i edukuar fëmijët, pastaj për t’i mësuar të luajnë. Po nuk i edukuam në rregull atëherë do të kemi probleme edhe në të ardhmen. Por, po të shikoni edhe ata që kanë shkuar nga Akademia te ekipi i parë i Tiranës janë të mirëedukuar, nuk janë kapriçozë apo konfliktualë. Pra, trajneri duhet të jetë edukator i mirë në radhë të parë dhe më pas trajner i mirë.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura