Lojtarët shqyejnë derën, arbitrat bëhen protagonistë. Në ndeshjen e të rinjve ndodh gjithçka

Sep 10, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

Nga protestat e shumta për një gol të anuluar dhe deri te qëndrimi jashtë derës së dhomave të zhveshjes nga lojtarët kurbinas. Ndeshja e të rinjve, IliriaLaçi, ka dhuruar gjithçka dje në stadiumin “Kastrioti” në Krujë, por në fund nuk pati fitues. Të rinjtë fushë-krujas arritën të shënonin të parët në minutën e 24-t me Gjinin. Iliria zhvilloi një lojë bindëse, duke arritur që herë pas here të shfaqej rrezikshëm në portën kundërshtare, por kurbinasit mbroheshin mirë dhe herë pas here kundërsulmonin.

rtgh

Në të 76-ën, një inkursion nga e djathta kap të papërgatitur mbrojtjen vendëse dhe Prenga, i gjendur në zonë, nuk e ka të vështirë të barazojë. Në minutat e mbetura, të rinjtë e Lirisë janë më kërkues, por gjithçka u mbyll me shifrat 1-1.

GAFA DHE TENSIONI- Pasi skuadrat kryen nxehmjen, kryesori Kadria sinjalizon lojtarët që të bëhen gati për zbritjen në fushë. Por, teksa kurbinasit u drejtohen dhomave të zhveshjes për t’u ndërruar, ndodh e papritura. Lojtarët kishin harruar çelësin e derës brenda dhe dera kishte mbetur e kyçur. Në këto kushte, hapja e saj ishte e pamundur. Zgjidhja ishte ushtrimi i forcës, ku pas disa minutave përpjekje, dera arrin që të hapej duke u shqyer. Kjo bëri që takimi të fillonte rreth 7 minuta me vonesë.

sdfd

Ndërkohë, në minutat shtesë, fushëkrujasit arritën të krijonin një rast që hapi shumë polemika. Pas një goditjeje të Gjinit me kokë, topi përplaset në traversë e më pas në tokë, duke dhënë iluzionin e golit te të pranishmit. Për fushë-krujasit “sfera” e kaloi vijën fatale, por nuk mendon kështu anësori Berberi. Kjo shkaktoi shumë tension, me lojtarët që protestojnë tek arbitrat, ndërkohë që tifozëria e pranishme shpërthen në ofendime, duke vijuar edhe pas vërshëllimës së fundit të kryesorit Kadriu. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë pati edhe një rast tjetër me protagonist trajnerin e të rinjve të Laçit, Eduart Tanushi. Kur topi ishte jashtë loje afër pankinës kurbinase, Tanushi e shkelmon atë me forcë në formë demonstrative. Topi përplaset në murin rrethues të stadiumit afër delegatit të ndeshjes Arbër Emiri, si dhe gazetarëve të pranishëm. Çuditërisht, pas këtij rasti, gjyqtari nuk e ndëshkon trajnerin kurbinas, edhe pse ishte gjest antisportiv.

BUJAR BALLIU 

SHKËLQIM HASANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura