Lojtarët Salzburgut e pranojnë: Kishim fat, na vunë në vështirësi

Jul 26, 2016 | 23:19
SHPËRNDAJE

Futbollistët e Salzburgut e kanë pranuar se fitorja e siguruar në “Elbasan Arena” përballë Partizanit ishte me fat, në një ndeshje ku diferencat cilësore mes ekipeve nuk ishin parë thuajse në asnjë moment.

partizani red bull

“Fatmirësisht, futbolli është një sport që varet nga rezultatet. Ndaj mund të jemi të kënaqur që kemi marrë këtë rezultat edhe pse ia vështirësuam gjërat vetes” tha Kristian Shvegler për “Der Standard”.

“Por jemi të lumtur që shënuam një gol pas kartonit të kuq. E dimë që duhet të përmirësohemi, por nga kjo ndeshje marrim një rezultat të mirë. Gjëja e mirë është që rrezikuam pak. Por tani duhet të shkojmë në shtëpi të qetë dhe të mos përsëritim edhe një herë tjetër një performancë të tillë, pasi do të ishte e rrezikshëm për ne”, paralajmëroi mbrojtësi i Salzburgut.

Part-RBS_14_12c02_rb242.242.242_850x478

Kolegu i tij në prapavijë, Andreas Ulmer, vlerësoi sidomos paraqitjen e Partizanit, duke treguar se nuk ishte e drejtë ajo që kishin shkruar mediat austriake para kësaj sfide për diferenca cilësore, ndërsa pranoi se ekipi i tij kishte pasur fat. “Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Ata kishin lojtarë shumë të mirë dhe organizim. Në futboll ka gjithmonë edhe pak fat brenda.

Part-RBS_02_552e5_rb242.242.242_850x478

Tani ne thjesht duhet të ruajmë të paprekur portën në ndeshjen e kthimit. Ishte një ndeshje shumë intensive, por jo brutale. Duhet të jemi vigjilentë në prapavijë, kemi fituar pjesën e parë, por tani na pret një tjetër e dytë në shtëpi”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se pret një duel po aq të ashpër edhe në takimin e kthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura