Lojtarët e Kukësit kanë 2 muaj pa marrë rrogat, Gjici iu ve kusht fitoren ndaj Flamurtarit

Aug 26, 2018 | 11:23
SHPËRNDAJE

Presidenti Safet Gjici mbahet si një drejtues korrekt sa u përket datave të pagesave të rrogave të lojtarëve. Por, duke qenë se ekipi ka marrë pjesë gjatë në Kupat e Europës, ekipi ka marrë bonuse, por jo rrogat e muajve qershor dhe korrik, ku ky i fundit jepet mbas datës 20 të gushtit.

gJICI

Gjatë këtyre ditëve është lajmëruar se do lëvrohen rrogat, por duke qenë se Kukësi ka një përballje të fortë me Flamurtarin, kreu i klubit, nëpërmjet drejtorit Nexhipi, i ka bërë me dije ekipit se me 3 pikët e marra në Vlorë ditën e diel, suksesi do shoqërohet me rrogat ditën e hënë.

kukesi

Pra, nëse Kukësi fiton në Vlorë, fill ditën tjetër do shpërblehet me rrogat e muajve qershor e korrik, që do vijnë si një formë bonusi për lojtarët. Mos harrojmë që te Kukësi ka shumë lojtarë të mirëpaguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura