Lojrat Olimpike 2020 do të mbahen në Tokio

Sep 8, 2013 | 15:25
SHPËRNDAJE

Ne ndertesen qeveritare ne Tokio u formua fjala “Thank You”, “Faleminderit”

Lojrat Olimpike 2020 do të mbahen në Tokio.Tokio mundi të mposhtë Stambollin, i cili kishte fituar shumë më tepër pikë se konkurrenti tjetër, Madridi.

Tokio është zgjedhur sot me gjithë shqetësimet për rrjedhjet radioaktive nga uzina bërthamore Fukushima, e cila ka pësuar dëme serioze nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

“Komitet Olimpik Ndërkombëtar ka nderin të njoftojë se Lojrat e Olimpiadës së 32-të, më 2020, do të mbahen në Tokio”, tha presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.

Kjo do të jetë hera e dytë që Tokio organizon Olimpiadën. Kryeqyteti japonez ka qenë për herë të parë organizator i ngjarjes më të madhe sportive më 1964.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura