Loja e Noizy-t mes dy shoqeve të ngushta, si po i josh Oriola Marashin dhe Elena Likën

Oct 14, 2017 | 15:13
SHPËRNDAJE

Duket se loja e reperit Noizy për të tërhequr pranë vetes vajzat seksi të showbizit tashmë është përqëndruar mes dy shoqeve të ngushta, ishlojtares së “Big Brother”, Elena Lika dhe sopranos e modeles Oriola Marashi.

Dy vajzat që udhëtojnë shpesh bashkë në Jug dhe jashtë vendit duket se kanë krijuar miqësi me reperin e famshëm, i cili nuk është çudi t’i përfshijë në projektet e tij muzikore të grupit “OTR”, Elenën ndoshta si imazh klipesh, ndërsa Oriolën në duete, duke qenë se profesioni i saj i parë është soprano, pasi ndjek studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Së fundi, Noizy ka postuar një video me modelen që po thyen rrjetet sociale, Oriola Marashin.

Por me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo ka treguar se nuk do të jetë vetëm një modele. Oriola ka pozuar në krah të reperit Noizy, ndërsa ka shkruar: “Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet, përgjithmonë mirënjohëse”…

Lajmin e plote e gjeni tek Panorama Plus:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/loja-e-noizy-t-mes-dy-shoqeve-te-ngushta-si-po-i-josh-oriola-marashin-dhe-elena-liken/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura