“Lobojmë fuqimisht për Kosovën”/ Rama shpalos programin për politikën e jashtme: Çojmë përpara “Ballkanin e Hapur”! Tentativa për të tjetërsuar kufijtë detarë…

Sep 15, 2021 | 18:44
SHPËRNDAJE

Një nga prioritetet në programin e qeverisë “Rama 3” është politika e jashtme dhe imazhi e roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

rama-kurti-ballkani i hapur

Këtu përfshihet edhe çështja e Kosovës, ku pavarësisht konflikteve me Kryeministrin Albin Kurti,  Rama thotë se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga vende të tjera të botës.

“Lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB. Takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin”, thuhet ndër të tjera në programin e qeverisë.

Në fushën e Integrimit Evropian, prioritet është mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe ndjekja e rekomandimeve për çdo etapë

Ndërsa qëndrimi për Ballkanin e Hapur është i njëjtë. Në program thuhet se do të vazhdohet me zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev.

“Çojmë përpara nismën Ballkani i Hapur – vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse”, thuhet në program.

Në program thuhet gjithashtu se Shqipëria ka qenë gjithmonë një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për shkak të orientimit të qartë euro-atlantik, por edhe sepse në të shkuarën Tirana zyrtare ka refuzuar të ngrejë zërin edhe atëherë kur duhej.

“Tentativa për të tjetërsuar kufijtë detarë pa pyetur ekspertët apo Gjykatën Ndërkombëtare, furnizimi me karburant në kushtet e një embargoje ndërkombëtare ndaj një armiku të angazhuar ndaj shqiptarëve apo heshtja përballë shkeljes së të drejtave të bashkatdhetarëve tanë në rajon janë kapituj të errët të së shkuarës sonë”.

politika e jashtme

politika e jashtme 2

politika e jashtme 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura