‘Lobimi rus’, Majko i tregon eksperiencën Bashës: Ne bëmë ‘Ballë për Ballë’, ju do e mbyllni me ‘Lule ti, lule unë…’

Mar 15, 2018 | 19:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, duke folur në Kuvend në lidhje me ndihmën ekonomike, preku skandalin ku është përfshirë Partia Demokratike, në lidhje me lobimin rusë.

Majko tha se PD, duhet që të konsultohet me Partinë Socialiste nëse do që të bëj lobime me rusët se ata kanë më shumë eksperiencë, se kanë pasur bashkëpunim që në vitin 1960.

“Ne si partia jonë, nga viti 49′ deri në ’90, partia e vjetër është fjala, e kemi pasur një bashkëpunim. Zoti Mima se ju më kuptoni më mirë, nga 49′ deri 61′ edhe partia e vjetër e majtë, ka pasur afeksion, për ideologji, jo për para. Kjo patia ime e vjetër, na duket shumë interesante që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë”, nisi batutat e tij Majko.

majko

Sipas tij Partia Socialiste e vjetër në bashkëpunimin e saj e mbylli me një film, ndërsa PD do ta mbyll me këngë.

“Kur vjen puna te rusët, mirë është të konsultohemi me ne. Konsultohuni me ne se ne kemi eksperiencë, ne e mbyllën në ’60-n, bëmë dhe një film “Ballë për Ballë”, kam frikë se ju do e mbyllni me atë këngën “lule ti lule unë dil këtej se kam pak punë’”, ishin këto fjalët e Majkos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura