Lobi grek në SHBA dënon shembjen e kishës: Na rikujton regjimin stalinist

Aug 29, 2015 | 16:55
SHPËRNDAJE

Shembja e kishës në Dhërmi ka sjellë edhe reagimin e lobi grek të SHBA-ve. Federata Penepirotike e Amerikës e ka dënuar ashpër shembjen e kishës, duke e cilësuar si veprim brutal që risjell në kohë veprimet e ish-regjimit diktatorial në Shqipëri.

Kreu i Federatës Penepiriote të Amerikës, Nikolas Geixh
Kreu i Federatës Penepiriote të Amerikës, Nikolas Geixh

“Shembja e Kishës së Shën Thanasit na rikujton veprimet britale të ish-regjimit stalinist që udhëhoqi Shqipërinë për një gjysmëshekulli, ku qeveria atëhershme ekzekutonte priftërinjtë dhe kthente kishat në stalla bagëtish”, ka thënë Nikolas Geixh për “Hellenic News of America”.

“Është një akt i turpshëm për një vend që kërkon të lërë pas të shkuarën e tij të dhunshme dhe që kërkon të bëhet anëtar i BE-së”, thotë Geixh.

Por Geixh, shton më tej se e vetmja mundësi për qeverinë shqiptare për të shlyer shembjen e kishës është ndërtimi i një kishe të re dhe me fondet e saj, gjë që është premtuar nga kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura