Llotaria Amerikane, lajm i mirë për ata që s’fituan, përzgjidhen aplikantë të rinj

Sep 9, 2016 | 9:35
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim ditën e sotme se të gjithë aplikantët që nuk kanë fituar lotarinë mund ta kontrollojnë edhe një herë statusin e tyre, pasi janë pranuar aplikantë të rinj.

Llotaria AmerikaneNë një njoftim në “Facebook” dhe faqen zyrtare jepen udhëzimet e mëposhtme.

“Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.

Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura