“Lloj lloj sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë”, Rama paralajmëron reformë: Në SHBA jua mbyllin gojën me ligj atyre që s’kanë ça thonë

Dec 5, 2019 | 14:47
SHPËRNDAJE

rama per ligjinn

Kryeministri Edi Rama duke sjelle shembullin e SHBA, paralajmeroi ndryshime ligjore qe ne rastet e fatkeqesive natyrore sic tha ai te mos kete “sharlatane qe bejne sizmolgun e prokurorin”.

“Dëgjova që flitej për Japoni e OECD e për…në fakt meqë jemi në një situatë të jashtëzakonshem dua të ndaj me ju nevojnën që në kuadrin e adresimit të problemeve të konstatuara, të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të ketyrte përmasave jua mbuyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’a thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj lloj të corodisin e dëshpërojnë miletin.

Besoj se kjo do jetë, një nga gjërat që do adresojmë në reformën e përgjithshme ligjore në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore se nuk është e mundur që përvec halleve të mëdha populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e me netë bombardohet nga sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë, konstruktore e prokurorë.

Degjova ketu qe Ralfi kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për ti ardhur në ndihmnë njerëzve s’kishte parë matrapik, nuk përdoret Ralf në rrënojat ku ka ende jetë.

Dëgjova zonjën tjetër që fliste për buxhetin e se kishte lexuar fare e fliste për makina luksi ndërkohë që në këtë buxhet janë hequr të gjitha shpenzimet për makina e vitrina e cdo nevojë tjetër të kësaj natyre, ska as mobilime asgjë, të gjitha fondet i kalojnë fondit të ndërtimit. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën edhe mbi ju dhe mbi familjet tuaja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura