Llogaritë, ja si kualifikohet direkt Shqipëria për në Francë 2016

Oct 9, 2015 | 8:52
SHPËRNDAJE

Megjithë humbjen në ndeshjen me Serbinë, skuadra e De Biazit ka edhe një shans tjetër për tu kualifikuar direkt për në Francë 2016.

Renditja pas ndeshjeve te sotme
Renditja pas ndeshjeve te sotme

Të dielën në mbrëmje kuqezinjtë do të luajnë në Armeni përballë ekipit vendas, i cili tashmë nuk ka asnjë shpresë për tu kualifikuar.

Portugalia fitoi përballë Danimarkës duke i bërë një nder të madh Shqipërisë. Skuadra daneze me këtë humbje qëndron në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Shqipëria është me vetëm një pikë më pak.

Një fitore e Shqipërisë përballë Armenisë të dielën do ta çonte në finalet e kampionatit Europian ekipin e De Biazit, ndërsa Danimarkën do ta çonte në fazën e play-off.

Në të kundërt, nëse në Armeni do të marrim një rezultat tjetër veç fitores, do të presim shortin për të parë se kush do të jetë ekipi kundërshtar në play-off.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura