“Llogaridhënia publike e Narkoshtetit”/ Të rinjtë e FRPD dhe LSI ironizojnë Ramën

Jun 13, 2018 | 19:34
SHPËRNDAJE

Të rinjtë e FRPD  dhe të LRI në protestën e sotme kanë ironizuan llogaridhënien e Kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si “Llogaridhënie publike e Narkoshtetit”. Ata zhvilluan një dialog me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve te grupeve të narkotrafikut.

93269b60-e032-4f65-b48b-2dc71d61fccf

Mesazhi i protestës së FRPD dhënë nga kryetari Belind Kelliçi

Ja pra kjo eshte llogaridhenia e Rames. Edi Rama e beri me krimin marrveshjen dhe natyrisht me ata e ka dhe llogaridhenien. Qytetaret i perdor vetem per vota dhe show.

Kjo eshte arsyeja perse Europa po e refuzon Shqiperine. Asnje vend demokratik nuk mund te pranoje te kete partner nje trafikant droge, nje kriminel, nje te korruptuar.

Ministri yne i brendshem qe lufton gjoja krimin, mbron vellain e tij te denuar per trafik droge, ia fsheh ate drejtesise. Nje minister i brendshem qe lufton trafikun nuk ia ve ne dispozicion te vellait policine per trafik droge ndersa ish ministri nuk u jep makinen e tij trafikanteve.

Me dhjetra punonjes policie ka te perfshire ne trafik droge. Drejtues policie jane ne kerkim per trafik droge. Prandaj i shikoni qe u versulen si bisha protestuesve qe denoncojne drogen  dhe krimin. E pate si dhunuan kryeredaktorin e RD, si grisen banderolat e FRPD, si i futen duart ne fyt kryetarit te FRPD Shkoder, si po procedojne cdo dite te rinjte. Po nuk na trembin dot. Ne duam lirine, demokracine, Shqiperine si e gjithe Europa. Ata duan shefat e tyre qe ta mbajne peng Shqiperine.

Ta shnderrojne ate ne hambarin e hashashit, ne laboratorin e kokaines dhe heroines, ne vendin ku lulezon krimi e korrupsioni.

Te rinjte ne 90 rrezuan diktaturen komuniste, sot eshte koha jone te rrezojme diktaturen e krimit dhe droges.

Me Fatmir Xhafen e Sajmir Tahirin s’ka Europe. Pergjegjes per kete eshte vetem Edi Rama. Ndaj dhe sot kemi vendosur ta debojme perfundimisht Edi Ramen nga Shqiperia.

70027a8d-f44d-4679-bfd9-4fc618ceeeba

Debati i llogaridhënies të improvizuar nga FRPD

Moisi Habilaj pyet Ramen: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe per ty!

Edi Rama: Jo o vella se Sajmiri eshte miku im, ministri me i mire qe ka pasur Shqiperia. Ka rritur prodhimin bujqesor me shume se cdo minister bujqesie ne kete vend.

Agron Xhafa: O vella fol me keta Italianet se e kane shtrenguar shume, s’po kalojme dot asgje.

Edi Rama: Pa merak o pasha. Do flas une me miqte tane. Policia eshte ne sherbimin tend. Po qe nevoja e kalojme barin dhe me mjete te policise. Fatmir merr masa se na duhen leke se po afrohen zgjedhjet.

Fatmir Xhafa: Shefo po keta te opozites me jane qepur keq.

Edi Rama: nuk kemi ne njerez per te leshuar ne gojen e opozites. Vazhdo i qete. Cna duhet Europa ne kur s’bejme dot me leke e as nuk blejme vota?

Nje qytetar: z. kryeminister ate shendetesine falas qe premtove?

Vangjush Dako: Pusho ore se ke marre leket per ate voten tende. Dashke dhe shendetesi ti.

Qytetar tjeter: Sa e shitet testin e letersise?

Lindita Nikolla: Cfare jane keto akuza te kesaj opozite qe s’po na le me punu te qete, testin nuk e nxorrem ne, ai doli vete.

Arben Ahmetaj: Shyqyr nuk u kujtuan per inceneratoret e mi. Pare e madhe aty. E hengren dhe ate punen e punesimeve.

Damian Gjiknuri: As per energjine s’thane gje shyqyr. Se u thame do ua ulim dhe jo vetem ua rritem cmimin, por s’ka as drita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura