Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Llogarasë mbrëmjen e sotme.
Autoritetet vendore thonë se aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve.
Ata u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullimin përgjatë këtij aksi.
Moti në vendin tonë pritet të përkeqësohet në ditët në vijim. Autoritetet bëjnë me dije se temperaturat do të ulen shumë, ndërsa shumë zona do të përfshihen nga reshjet e dëborës.
© Panorama.al