Lleshaj paralajmëron nga Lezha nisjen e një operacioni në shkallë kombëtare: Ndëshkimi ndaj shkelësve do jetë në 2 plane…

May 23, 2020 | 9:57
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmeruar sot nga Lezha, nisjen e nje operacioni te gjere te shkalle kombetare. Ndeshkim kunder te gjithe shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit.

Deklaraten Lleshaj e ka bere sot teksa ka bere nje inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

lleshaj1

Ai shoqërohej në inspektim nga Sekretari i Përgjithshëm i MB-së Plarent Ndreca, Prefekti i Lezhës Gjok Jaku, Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, Drejtori i DVP Lezhë Henerigert Mitri dhe struktura vendore.

Ministri paralajmëroi nga Lezha, nisjen në ditët në vijim të një operacioni në shkallë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

“ndëshkimi ndaj shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit do të jetë në dy plane, IKMT do të marrë masa administrative, ndërkohë paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit”- tha Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura