Llalla non grata/ Ish-ministri ka një pyetje për SHBA: S’jemi më të sigurtë, mirë do ishte që….

Feb 17, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Pas vendimit te SHBA per shpalljen non grata te ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes se tij ne Amerike vjen edhe nje reagim i forte i ish-ministrit te Drejtesise, Yll Manjani.

manjani-655x356

Sipas tij, “Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!”.

Postimi i Manjanit 

Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…

Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë…

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….

Shumë e çuditshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura