Llalla i shpëton vettingut, por prokuroria mund të nisë hetim penal ndaj tij (Detaje)

Feb 16, 2018 | 15:44
SHPËRNDAJE

Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të ndërpresë sot procesin e vlerësimit të pasurisë së Adriatik Llallës, kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të hetohet.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se prokuroria ka të drejtë të nisë në çdo kohë një hetim penal ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe se ky komision është i detyruar të vërë në dispozicion të saj dosjen e Llallës.

adriatik llalla

Vendimi i KPK është marrë sot, një javë pasi Llalla u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtësisë, një manovër kjo për të mos iu nënshtruar filtrave të Vettingut.

Por pavarësisht kësaj, prokuroria ka të gjithë të drejtën të kërkojë informacione shtesë tek KKP, dhe nëse zbulohen sheklje të rënda, apo raste kur ish-kryeprokurori ka përfituar në mënyrë të paligjshme duke shpërdoruar detyrën mund të nisë një hetim për të.

Kujtojmë se dy ditë më parë në drejtim të ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndërmarrë sanksionin më të rëndë të vendosur ndonjëherë për ndonjë ish-zyrtar të lartë të shtetit, siç është ish-kryeprokurori Llalla. Atij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masë e cila është miratuar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cili thotë se Llalla akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç Adriatik Llallës, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane. I vetmi nga familja Llalla që mund të hyjë në SHBA është djali i lindur atje, shkak për të cilin kohë më parë ish-kryeprokurorit iu mohua edhe viza për në SHBA.

Balkan web

http://www.balkanweb.com/site/adriatik-llalla-i-shpeton-vettingut-por-prokuroria-mund-te-nise-hetim-penal-ndaj-tij-detaje/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura