Liverpuli i bën “nder” Mançester Junajtid, “Djajve të Kuq” u hapet rruga për mbrojtësin e shumëkërkuar

Jan 25, 2021 | 9:24
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid e ka të sigurt fitoren e garës me Liverpulin për mbrojtësin e Lajpcigut, Dajot Upemakano. Qendërmbrojtësi 22- vjeçar është në planet e kampionëve të Anglisë, të cilët po vuajnë në prapavijë për shkak të dëmtimit të Van Dajkut dhe Gomezit. 

LEIPZIG,GERMANY,03.AUG.19 - SOCCER - 1. DFL, 1. Deutsche Bundesliga, Premier League, RasenBallsport Leipzig vs Aston Villa, test match. Image shows Dayot Upamecano (RB Leipzig). Photo: GEPA pictures/ Roger Petzsche - For editorial use only. Image is free of charge.

Por, duke qenë se Klop ka këmbëngulur se Liverpuli nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e këtij muaji, “Djajtë” pritet të ndërhyjnë dhe ta fitojnë garën për francezin sipas “The Sun”.

Upamekano ka një klauzolë 38 milionë paund, e cila aktivizohet vetëm në verë. Por nëse do të dështohet për ta transferuar në “Old Trafford”, Junajtid mund të hedhë sytë nga mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varan.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura