Liverpul një makineri golash, mbrojtësi shënon emrin në listën e gjatë të golashënuesve të sezonit

Apr 6, 2022 | 17:41
SHPËRNDAJE

Ideja e futbollit të Jyrgen Klopit tashmë njihet nga të gjithë, duke qenë se për më tepër ai është trajneri që përveç Champions-it të gjashtë që solli në “Anfield Road”, ai theu edhe mallkimin e titullit kampion, pas 30 vitesh mungesë.

KONATE

Por akoma më shumë se kaq, sivjet të kuqtë duken një makineri e çmendur, duke qenë se Ibrahima Konate, mbrojtësi që zhbllokoi takimin e djeshëm me Benfikën, është golashënuesi i 20-të i ndryshëm sezonal.

Të paktën në Angli nuk ka asnjë skuadër tjetër që ka dërguar kaq shumë futbollistë në gol, prandaj ky është një paralajmërim tjetër edhe më i fortë për Pep Guardiolën dhe Mançester Sitin, në pritje të sfidës së të dielës.

Ndërkohë, përveç Konates, golashënuesit e tjerë janë Firmino, Diaz, Salah, Mane, Origi, Zhota, Minamino, Eliot, Xhons, Henderson, Çambërlein, Keita, Tiago, Fabinjo, Arnold, Matip, Robertson, Van Dajk dhe Gordon.

PANORAMASPORT

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura