Kategoria e parë/ 21 gola në shtatë takime, Dinamo dhe Elbasani “buzëqeshin”. Kastrioti dorëzohet në fushën e vet

Jul 4, 2020 | 19:26
SHPËRNDAJE

Po luhen në këto momente 7 sfida në Kategorinë e Parë, të vlefshme për fazat “play-off” dhe “play-out”.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në grupin A, për fazën “play-off”, një ndeshje shumë e bukur është ajo mes Erzenit dhe Besëlidhjes, por interesante është edhe Kastrioti-Korabi, ndonëse krutanët edhe matematikisht janë ngjitur në Superiore.

Për fazën “play-out”, Dinamo kryeson ndaj Egnatias, një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet. Veleçiku-Tërbuni është gjithashtu një tjetër ndeshje me interes të lartë.

Në grupin B, po luhen vetëm 3 ndeshjet e vlefshme për fazën “play-out”. Devolli luan në transfertë me Turbinën, ndërsa Shënkolli luan si vendas ndaj Ilirisë. Elbasani do të kërkojë fitoren në shtëpi ndaj Orikut.

REZULTATET LIVE TË TË GJITHA TAKIMEVE:

Play-off, grup A
FT| Erzeni-Besëlidhja 1-2
Xhixhua 69’/Koleci 7′, Hoxha 49′ 

FT| Kastrioti-Korabi 2-3
Raza 56′, Gjinaj 85’/Prendi 37‘, 64’, Mziu 88′


Play-out, grupi A

FT| Dinamo-Egnatia 1-0
Reci 62′ 

FT: Veleçiku- Tërbuni 2-3
Smajli 15′ Marinaj 31/ Hasa 26′, Fejzaj 43′, Myslimi 70′

Play-out, grupi B

FT| Turbina-Devolli 1-0
Koldashi 45′ (p)

FT| Shënkolli-Iliria 2-3
Zhuga 54′,Danaj 87’/ Pasha 15′, Doci 57′, 90’+2

FT| Elbasani-Oriku 1-0
Duka 68′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura