Tension në Kuvend/ PD- LSI bëhen bashkë. Xhafaj-Metës: Ul zërin, dashuria iku, të rrijë qetësia

Jul 21, 2016 | 10:19
SHPËRNDAJE

Tensione gjate Konferencës së Kryetarëve mbledhur pak para nisjes së seancës cilësuar si historike, ndërkohë që ende nuk ka marrëveshje për votimin konsensual të Reformës në Drejtësi. Kreu i Kuvendit Ilit Meta mblodhi në mëngjes Konferencën e Kryetarëve, duke shprehur irritim për situatën lidhur me marrëveshjen për Reformën në Drejtësi.

 

Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve

Meta vuri në dukje mungesën e kreut të grupit të PS-së, Ruçi dhe të kreut të komisionit të Reformës, Xhafaj, të cilët erdhën me vonesë, ndërkohë që Meta kishte mbaruar fjalën e tij.

Pas fjalës së Palokës i cili akuzoi PS se tjetër draft ka për votim e tjetër është ai i konsensusit, Meta ka kërkuar llogari nga Xhafa për mbledhjen e mbrëmshme.

Meta: Xhafaj të vijë këtu. Boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për ndryshimet kushtetuese. I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar propozimet e fundit por nuk ka ndodhur. Kjo është habi. Xhafa ka bërë dhe disa insinuata. Xhafaj të vijë këtu dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajo të flasin publikisht sepse historia e telefonit të prishur ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë dhe standarde. Jemi në një seancë ku në vend që të ishte seancë solemne duke evituar debatet idiote që kanë shoqëruar këtë reformë. Debatet janë bërë në mënyrë populiste dhe konflituale.

Pas mberritjes se Xhafes 

Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?

Xhafaj: E para njëherë ule zërin

Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla

Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia. e para unë nuk marr urdhra, qe keni thene te mbledh komisionin, por degjoj me respekt kedo qe rri ne karrigen e kryetarit te Kuvendit.

Me tej Xhafa ka sqaruar se komisioni duhet të diskutonte nene dhe te miratonte nene dhe nuk mund të shqyrtonte letrën e komisionerit Hahn.

Xhafaj-opozitës: Nuk kam ndërmend të të mësoj të dallosh marrveshjen nga letra, letra është kur njeriu ua dërgo të tjerëve, letra duhej të kthehej në marrëveshja, dhe marrëveshja kthehet në nene, nuk shqyrtoj në komision letrën e Hahn se është turp kush të dëgjon

Meta: Ndjesë për tonet e mia të larta por ka të bëjë me faktin që të kemi një seancë sa më solemne larg debateve të të enjteve dhe për 30 minuta duhet të nisë kjo seancë dhe nuk jemi të përgatitur për këtë gjë.

Xhafaj: Kryetar e vleresova ndërhyrjen që bëtë, ka qenë nga gjërat më të mira, ta ktheni seancën në një seancë konsensusi dhe jo konfliktualiteti. E besoj se është një gjë e mirë.

Vasili: Kam dëgjuar se ne paskemi marrë drejtimin e gabuar, ne nuk kemi marrë drejtimin e gabuar. Dua të bëj qartë. Më dhanë një dokument dhe po prisja  nga casti në cast të niste mbledhja, ky ishte qëndrimi im i gabuar të respektoja draftin që përfaqësuesi i huaj kishte dërguar. Pika e mbetur pezull e vetingut nuk mund të shkojë në seancë, kjo zgjidhje nuk u mor sepse ne së paku formalisht edhe duke qenë të ndarë, ne kemi krijuar keqkuptim edhe me ambasadën amerikane se na kërkon një gjë që ne nuk e kemi miratuar akoma, cfarë ti them ambasadorit? E ka përgatitur eksperti amerikan, e kemi pranuar, pse se bëjmë, këto janë disa të vërteta të mëdha që janë qëndrimi i duhur dhe jo i gabuar. Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”

 Xhafaj: Neni duhet të vinte të votohej në komision, pasi kishim edhe pikën e mbetur pezull për formulën e komisionit të vetingut. është e vertetë që ka pasur një email që më ka ardhur mua, por pjesërisht e vërtetë ajo që tha Vasili, nëse Vasili nuk e ka këtë email unë ia vë në dispozicion, qëndrimin e negociatorit të tij. Nuk mund të përfshihet komisioni në një negociatë politike, nëse Vasili është dakord me këtë formulë, le të futet dhe të votohet. Dhe ja u zgjidh situata e krijuar.

Paloka: Dëgjuam që kishte projektligj që mund të mblidhej komisioni. Ky është një show, teatër absurd, pra rrëzohet ajo se nuk kishit pse ta mblidhnin. Ndërkohë që live thatë që drafti është miratuar dje nuk ka nevojë pasi komisoni është mbledhur, të votohet ai draft që është miratuar, si ta kuptojmë këtë, nuk besoj se kjo është hakmarrje juaj. Kjo është dicka e përgatitur.

Na vjen keq, ne mbi atë letër apo marrëbeshje të shkruar të mblidhet komisioni, nuk besoj se nesër përmbyset vota dhe nuk kemi orë të tjera për të miratuar reformën, të mblidhet komisioni, dhe të diskutojmë e të na sjellin draftin që duhet miratuar në Kuvend

Meta: Nëse ka vullnet për konsensus, kjo cështje zgjidhet më pak se 2-3 orë e të mos humbasim 21 korrikun, nuk duhet të bëjmë një shfaqje të shëmuar në kuvend, se është një moment historik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura