VIDEO/ Në “Loro Boriçi” fiton frika, Vllaznia dhe Teuta barazim “të thatë”

May 3, 2021 | 20:05
SHPËRNDAJE

Vllaznia-Teuta, ishte supersfida e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, por nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës, për sa i përket shkëlqimit. Një barazim i thatë pa gola, që nuk i bën punë as shkodranëve dhe as durrsakëve, në këtë fazë delikate të kampionatit.

 

bandicam 2021-05-03 18-07-54-354

Rastet e rrezikshme, ishin me pikatore, ku vlen të theksohen ato të Imerit në minutat 5 dhe 57-të, ndërkohë që Teuta, rastin e vetëm të rrezikshëm e krijoi në minutën 90+3 me Blerim Krasniqin.

Me këtë barazim, Teuta u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 3-të me 54 pikë.

FT: VLLAZNIA-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takime! 

90+3′ Çfarë shansi për Teutën. Blerim Krasniqi për pak sa nuk bën heroin, gjuajtja e sulmuesit me kokë brenda zonës shkon ngjitur me shtyllën.

90+2′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ardit Krymi.

90+1′ Isaevski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

88′ Vllaznia kërkon ta mbyllë në sulm sfidën duke u hedhur e gjitha përpara.

85′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, del nga fusha e lojës Da Silva, në vendin e tij sulmuesi Sise.

84′ Zëvendësim te Teuta, largohet Dejvi Bregu, në vendin e tij Ildi Gruda.

82′ Provon Da Silva me një gjuajtje drejt kuadratit, por tentativa e tij shkon jashtë.

75′ Ende asnjë rast i rrezikshëm nga skuadra e Teutës në portën e Zogoviç. 0 gjuajtje në kuadrat për durrsakët.

69′ Momente paniku në “Loro Boriçi”, Gurishta bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Lorenco Vilës, i cili përplaset në pistën e stadiumit, por për fat të mirë, asgjë serioze, futbollisti i Teutës rikthehet në fushë. Gjyqtari Hamiti ndëshkon me karton të verdhë kapitenin e Vllaznisë.

66′ Dy zëvendësime te Vllaznia, largohen nga fusha e lojës Imeri dhe Dilaver, në vendin e tyre, Jonuzi dhe Kruja.

63′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Florent Avdyli, vendin e tij e merr Erando Karabeci.

57′ Tjetër mundësi e artë për Vllazninë me Demir Imerin, i cili pas krosimit mjaft të bukur të Da Silvës nga e majta, nuk ka arritur ta dërgojë topin drejt rrjetës. I pafat mesfushori i skuadrës shkodrane.

52′ Goditje dënimi për Teutën, nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Dejvi Bregu, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon në goditje nga këndi.

46′ Pjesa e dytë starton me 7 minuta vonesë, për shkak të tifozëve, u desh ndërhyrja e policisë për të larguar nga tribuna e “Loro Boriçit” personat që nuk e kishin emrin në listë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Shpëton për mrekulli porta e Teutës. Stivi Frashi gabon në daljen e tij, duke i dhuruar një shans të artë Hoxhajt, që gjuan brenda zonës, por topi ndalet nga shtylla pingule. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

38′ Vllaznia provon të rrezikojë me Gurishtën, i cili gjuan me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

30′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës, skuadrat janë përqëndruar më së tepërmi për të marrë mesfushën, mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portat respektive.

22′ Shkodranët provojnë të depërtojnë në zonën e Teutës, por skuadra durrsake është e vendosur mirë, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

18′ Goditje dënimi për Teutën, nga krahu i majtë. Harkon Dejvi Bregu, topi largohet me kokë nga zona nga ana e Herald Markut.

13′ Më e qartë skuadra e Vllaznisë në këto minuta të para, që përpiqet të krijojë aksione të rrjedhshme sulmuese në portën kundërshtare.

8′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga fusha kapiteni Arapi i dëmtuar, vendin e tij e merr Kuros.

7′ Teuta fiton goditjen e parë nga këndi në këtë përballje.

5′ E pabesueshme çfarë humbet Demir Imeri, në afërsi të pikës së penalltisë. I vetëm brenda zonës, pas asistit të Markut, mesfushori ka gjuajtur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar supersfida në “Loro Boriçi”, shkodranët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku,  Imeri, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver Trajner: Th. Brdariç

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Krasniqi, . Trajner: E. Martini

Vllaznia-Teuta ndeshja

vLLAZNIA-TEUTA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura