VIDEO/ Vllaznia kthehet me penallti në finalen e Kupës. Gabon Skuka dhe e vendos Latifi ndaj Partizanit

Apr 13, 2022 | 20:30
SHPËRNDAJE

Vllaznia pret në shtëpi Partizanin në sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

vllaznia partizani

Rezultati i ndeshjes së parë përfundoi me shifrat 0-0, ku shkodranëve iu anulua dhe një gol në minutën e fundit, gjë që solli shumë polemika.

Skuadra që do të arrijë të kualifikohet nga kjo përballje, do të luaj në finale me Laçin, i cili u kualifikua përballë Teutës në sfidën e luajtur pak më parë.

 

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
27′ Aralica / 3′ Mala

MINUTË PAS MINUTE

Penalltitë 5-4

Gjuan Latifi dhe shënon. 5-4

Gjuan Murataj dhe shënon. 4-4

Gjuan Gjurgjeviç dhe shënon. 4-2

Gjuan Mirosavljev dhe shënon. 3-3

Gjuan Adili dhe shënon. 3-2

Gjuan Hoxha dhe shënon. 2-2

Gjuan Hoxhaj dhe shënon. 2-1

Gjuan Matondo dhe shënon. 1-1

Gjuan Gurishta dhe shënon. 1-0

Gjuan Skuka dhe pret Zogoviç. 0-0

120”+2’ Cara ekzekuton goditje dënimi ballore, Zogoviç grushton dhe gjyqtari Xhaja mbyll kohën e dytë shtesë, duke bërë që finalisti i Kupës të caktohet nga penalltitë.

120’ Jepet 1 minutë shtesë.

119’ Vllaznia e mbyll në sulm në minutat e fundit, duke kërkuar një gol që të evitojë penalltitë në këtë duel.

113’ Heriç dhe Fangaj marrin vendin e Jonuzit dhe Hakajt te Vllaznia në këto minuta të fundit.

110’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Adilin i cili ndërhyn për të larguar topin nga këmbët e Skukës. Por sfera godet në fytyrë Bulatoviç dhe shkon drejt portës shkodrane, ky Zogoviç është i vëmendshëm. Kërkohet ndërhyrja e mjekëve për lojtarin e Vllaznisë që ka përfunduar i tronditur në tokë.

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me largimin nga fusha të Stenio Zhunior të dëmtuar, duke i bërë vend Mirosavljev.

105’+3’ Mbyllet pa gola të tjerë pjesa e parë shtesë.

105’+2’ Hoxhaj harkon nga e djathta për Aralica i cili gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë katërkëndorit duke prekur rrjetën e jashtme.

105’ Jepet 1 minutë shtesë.

100’ Latifi sheh një hapësirë në hyrje të zonës dhe tenton menjëherë portën. Sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Hoxhës pa e shqetësuar këtë të fundit.

95’ Mala lë fushën e lojës duke i bërë vend Liços në minutat e fundit.

94’ Shpërthim i Carës në krahun e djathtë ku kombinon me Markun. Mbrojtësi harkon menjëherë në zonë për Skukën i cili gjuan me kokë, por dërgon sferën në duart e Zogoviç.

92’ Gurishta përgjigjet në anën tjetër me një diagonale të fortë nga e djathta, përsëri pa gjetur kuadratin.

91’ Mala tenton menjëherë nga jashtë zonës, por me shënjestrën e gabuar që çon topin jashtë kuadratit.

91’ Nis pjesa e parë shtesë me skuadrat që nuk kanë bërë lëvizje të tjera.

90’+3′ Mbyllen 90 minutat me barazmin 1-1, skuadrat i drejtohen kohëve shtesë. 

90’+1’ Latifi tenton të hyjë në zonë në krahun e djathtë, Bitri ndërhyn dhe ka kontakt mes të dy lojtarëve me sulmuesin e vendasve që përfundon në tokë. Shkodranët kërkojnë penallti dhe pas verifikimit me VAR, qëndron në fuqi vendimi i gjyqtarit në fushë për të akorduar thjesht rivënie fundore për Partizanin.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Top i Muratajt nga thellësia, Adili detyrohet të dërgojë topin në goditje këndi.

89’ Zëvendësim i detyruar te Partizani, Hadroj largohet i dëmtuar për t’i bërë vend Sotës.

81’ Kruja i lë vendin në fushë Hoxhajt te Vllaznia, e cila duket se kërkon të sulmojë në minutat e fundit.

81’ Kruja i lë vendin në fushë Hoxhajt te Vllaznia, e cila duket se kërkon të sulmojë në minutat e fundit.

76’ Matondo ndal në mënyrë të parregullt Aralica dhe gjyqtaria nuk heziton t’i nxjerrë kartonin e verdhë.

69’ Drithërima në portën e Partizanit kur pas një topi nga e djathta të Adilit, Hadroj devijon rrezikshëm drejt portës së tij duke detyruar Hoxhën të devijojë mbi traversë

68’ Gjurgjeviç merr topin në hyrje të zonës por goditja e tij e befasishme bllokohet me trup nga Belica.

60’ Rapaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një aksion të Aralicës. Më pas mesfushori lë fushën e lojës duke i bërë vend Muratajt.

56’ Vetëm lojë në mesfushë dhe shumë gabime në sulm. Të dy skuadrat nuk arrijnë të gjejnë më hapësira për të rrezikuar edhe me gjuajtje nga distanca, me një ritëm shumë më të ulët deri tani.

59’ Partizani ka mbajtjen e topit në këto minuta të pjesës së dytë, me Vllazninë e tërhequr e cila nuk lejon hapësira në pritje të një kundërsulmi.

46’ Zëvendësim në radhët e Partizanit në fillimin e pjesës së dytë, Cara merr vendin e Kallakut në fushën e lojës.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Tentativa të njëpasnjëshme të shkodranëve që mundohen të hedhin topin në zonë për Aralica, por duke gjetur gjithmonë të vëmendshëm Hoxhën dhe mbrojtjen e Partizanit, e vëmendshme edhe në goditjet standarde.

38’ Vllaznia humbet një prej titullarëve për shkak dëmtimi pasi Da Silva nuk mund të vazhdojë më pas një goditje në kavilje. Plori hedh në fushë Gjurgjeviç në vendin e tij.

33’ Jonuzi sheh hapësirë para tij dhe provon nga distanca. Hoxha pret në dy kohë jo pa vështirësi goditjen e mesfushorit të Vllaznisë.

31’ Hakaj tenton eurogolin me një top të gjatë nga krahu i majtë, sfera kalon mbi traversën e portës së Partizanit.

27’ GOOOL Vllaznia. Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Aralica i cili gjuan drejt portës dhe falë një devijimi mposht Hoxhën.

21’ Dy pasime radhazi nga e djathta të Adilit drejt qendrës, por askush nuk ia del që të devijojë para Hoxhës dhe mbrojtja e ekipit mik largon rrezikun pa shumë telashe.

19’ Kundërzbritje e shpejtë e Partizanit me Skukën i cili pason me thembër për Malën. Ky i fundit gjuan në ecje e sipër por gjen përgjigjen e Zogoviç.

15’ Kallaku provon të gjejë në befasi Zogoviç me një rrotullim të shpejtë para zonës së Vllaznisë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të shkodranëve.

8’ Latifi hyn në krahun e majtë të zonës dhe mundohet të gjejë hapësirë për të pasuar në qendër por Bitri çon topin në këndore me ndërhyrjen e tij.

5’ Partizani shumë pranë golit të dytë me Skukën, i cili merr një pasim nga e djathta dhe gjuan direkt në portë. Por devijimi i Adilit çon sferën në traversë e më pas mbrojtja shkodrane largon me vështirësi.

F.Hazisllari

3’ GOOOL Partizani. Aksion i shpejtë në krahun e majtë për Kallakun, pasim në qendër të Skuka i cili e kthen për Malën. Ky i fundit gjuan me shpejtësi dhe gjen rrjetën.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Aralica, Da Silva.

Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Kallaku, Stenio Jr., Skuka.

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2022-04-13 at 5.26.24 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura