“Nëndetësja e verdhë” vazhdon të surprizojë! Pasi eliminoi Juventusin në vazën paraardhëse, spanjollët, arritën të shtangin edhe Bajernin e Mynihut, në aktin e parë çerefinal të Championsit. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri, triumfoi me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në shtëpi, teksa gjithccka mbetet e hapur për në duelin e kthimit që do të zhvillohet në Gjermani.
Goli i Danjuma, në minutën e 8-të, pas asistim të Parejos, i dhuroi fitoren Vijarealit. Vlen të theksohet se në minutën e 41-të, Kokelin realizoi një tjetër gol spektakolar, por ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Në fragmentin e dytë të lojës, Bajerni u hodh në sulm në kërkim të golit, duke shënjestruar 4 herë portën e vendasve, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Danjuma 8′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
80′ Bajerni e ka rritur ndjeshëm dozën e sulmeve në minutat e fundit, por mungon saktësia para portës. Fati duket se është me spanjollët mbrëmjen e sotme.
68′ Pranë golit Bajerni me Koman, tentativa e francezi brenda zonës devijohet në momentet e fundit dhe shkoi në goditje nga këndi.
62′ Shpëton për mrekulli porta e Bajernit. Pas gafës së Nojerit, sulmueri Gerado Moreno, tenton të shënojë një gol të çmendur nga mesfusha, por fati ishte me bavarezët në këto momente.
52′ Bajerni është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimt, Vijareali tenton ta surprizojë nëpërmjet kundërsulmeve.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
41′ Vijareali realizon një gol fantastik me anë të Kokelin! Topi merr një hark të çuditshëm, pas gjuajtjes në formë krosi të francezit dhe përfundon në trekëndësh, por goli anulohet për pozicion jashtë loje!
35′ Vetëm 1 goditje në portë e regjistruar deri tani, bëhet fjalë për golin në minutën e 8-të të shënuar nga Danjuma. Sfidë e vakët, edhe pse skuadra gjermane është më kërkuese, mungojnë rastet flagrante për shënim.
15′ Pas disavantazhit, bavarezët e Nagelsman, janë hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mbrohen mirë deri tani spanjollët.
8′ GOOOOL VIJAREALI 1-0/ Shtangen bavarezët, vendasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesi Danjuma, që shënon me një karambol brenda zonës. Sulmusi devijon saktë nga shumë pranë duke shtangur portierin Nojer.
1′ Starton sfida në Spanjë!
FORMACIONET:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al