VIDEO/ Shumë gabime para portës dhe dy magji të Muçit, Shpresat kuqezi triumfojnë me Andorrën

Oct 7, 2021 | 20:25
SHPËRNDAJE

Dy goditje dënimi të Ernest Muçit, i kanë dhënë sot suksesin Shqipërisë U21 përballë bashkëmoshatarëve të Andorrës në kualifikueset e Europianit.

u21

Shpresat kuqezi nisën lojën me vrull dhe krijuan shumë raste për shënim, por duke shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme disa mundësi të mira me Carën e Karricën. U desh një goditje dënimi perfekte e Muçit që kuqezinjtë të kalonin në avantazh dhe të luanin pak më me qetësi.

Seria e gabimeve para portës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku vetë Muçi u bë protagonist duke shpërdoruar një penallti. Por në fund, sulmuesi i talentuar vulosi rezultatin e sfidës me një tjetër goditje dënimi perfekte, për të treguar se po kalon një formë të shkëlqyer.

U21 Shqipëri-U21 Andorra 2-0
36′, 90’+1′ Muçi

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Shqipërisë U21.

90’+3’ Në fushë Vangjeli, në vend të Çelhakës.

90’+1’ Tjetër magji e Muçit. Sulmuesi ekzekuton në mënyrë perfektë një tjetër goditje dënimi duke dyfishuar shifrat.

89’ Goditje dënimi indirekte në zonë për kuqezinjtë. Asllani gjuan me forcë, por gardiani kundërshtar grushton.


87’ Sulmon në këto minuta Andorra e cila po provon të kërkojë golin e barazimit. Minuta të paqarta për kuqezinjtë të cilët janë kthyer me forca të shumta mbrapa për të mos rrezikuar.

84’ Ubaç nga e majta gjuan fort me të djathtën, por Tafas është në pozicion dhe pret gjuajtjen qendrore të tij.

83’ Ndrecka më në fund gjen përsëri hapësira për të harkuar nga e majta, por portieri Himenez del me shpejtësi e kontrollon gjithçka.

80’ Dobra lë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Peposhi.

76’ Minuta me lojë të paqarët të kuqezinjve, të cilët tashmë provojnë të mbyllin ndeshjen me aksione individuale.

71’ Pas goditjes nga këndi, Muçi me shpejtësi provon të gjuajë në shtyllën e parë, por dërgon sferën jashtë.

70’ Shqipëria shpërdoron një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat. Dobra fiton penallti dhe te pika e bardhë shkon Muçi. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet mbi traversë nga portieri Himenez.63’ Tafas e tepron me daljen dhe Ubaç i afrohet eurogolit me një tentativë nga 40 metra. Sfera përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të kuqezinjve.

60’ Goditje nga këndi për Shqipërinë, topi përfundon te Prengaj i cili gjuan por shumë lehtë për të shqetësuar portierin Himenez.

58’ Reshje të dendura shiu mbi “Elbasan Arena”, tani skuadrat e kanë të vështirë të luajnë me shpejtësi.

56’ Bushi bën një lëvizje të dyfishtë, duke hedhur në fushë Nikqin e Prengajn, për të larguar Carën dhe Karricën.

55’ Provon edhe vetë Ndrecka nga e majta, gjuajtja e tij kalon jashtë katërkëndorit.

55’ Goditje e fortë me të djathtën e Dobrës, sfera devijohet dhe sa nuk përfundon në rrjetën e portës së Andorrës.

53’ Ndrecka në të majtën merr fundoren dhe nis një tjetër harkim në qendër, mbrojtja e Andorrës largon me shumë vështirësi, ndërsa ishin 2 kuqezinj para portës të gatshëm të devijonin

50’ Mosmarrëveshje mes Selmanit e Tafas, largimi nga portieri përfundon përsëri në këmbët e një kundërshtari por mbrojtja kthehet me shpejtësi dhe largon rrezikun.

48’ Përsëri një goditje nga këndi për Shqipërinë. Harkimi i Asllanit gjen Çelhakën, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit devijohet përsëri në fundore.

48’ Muçi provon përsëri me një tjetër goditje dënimi ballore, këtë herë sfera devijohet nga muri.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin minimal 1-0 të Shqipërisë U21.

44’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve me Muçin i cili shfaqet para portieri kundërshtar, që arrin të largojë sferën në momentin vendimtar.

43’ Mesfushori provon përsëri me një tentativë nga e majta, pa gjetur kuadratin edhe një herë tjetër.

42’ Karrica merr topin në mesfushë dhe provon të gjejë golin me një gjuajtje nga 30 metra. Sfera fluturon mbi traversën e portës kundërshtare.

38’ Gabon Tafas në largimin e topit duke goditur një kundërshtar, por për fat sfera nuk kthehet drejt portës së tij.

36’ Kryevepër e Muçit! Sulmuesi i Shpresave tund rrjetën me një goditje dënimi të shkëlqyer. 1-0.


33’ Karrica preferon të gjuajë nga një pozicion i prirët në të majtën, në vend që të harkojë në qendër, por gjen të gatshëm portierin Himenez, i cili është i pakalueshëm deri në këto minuta.

31’ Ndrecka është i ndëshkuari i parë i ndeshjes, duke marrë të verdhë pas një faulli në mesfushën kundërshtare.

29’ Cara gjen hapësirën për të gjuajtur nga jashtë zonës, në një pozicion ballor. Por gjuajtja e tij është ballore dhe përfundon në duart e portierit kundërshtar.

25’ Ndrecka nis një tjetër harkim perfekt në zonë, këtë herë për Karricën. Por gjuajtja me kokë e këtij të fundit përfundon edhe një herë në duart e portierit të Andorrës.

23’ Mosmarrëveshje mes Tafas dhe Pëllumbit, por Vales nuk përfiton dhe më pas shkakton faull duke i dhënë frymëmarrje kuqezinjve.

18’ E pabesueshme çfarë gabon Cara! Pas një kombinimi Muçi-Ndrecka, ky i fundit harkon në zonë për Carën i cili i vetëm me kokë ia dërgon topin në duart portierit.


16’ Ndrecka nga e majta harkon në mënyrë perfektë në zonë për Carën, gjuajtja e këtij të fundit me kokë është e pasaktë.

15’ Karrica provon të gjejë portën me një goditje nga jashtë zonës, sfera përfundon jashtë.

13’ Papritur vjen një rrezik në portën kuqezi me miqtë të cilët i afrohen golit me Vales, pas një goditje dënimi. Për fat, kapiteni i Andorrës nuk gjen kuadrati.


12’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Andorrës, e cila ka dalë pak herë me tentativa kundërsulmesh, por pa rrezikuar Tafas.

9’ Dy harkime radhazi të Markut në zonë në këto minuta të para, por shokët e skuadrës nuk arrijnë të devijojnë para portierit Himenez.

3’ Menjëherë rrezikshëm kuqezinjtë me Markun i cili shpërthen në krahun e djathtë dhe gjuan drejt portës, por vjen grushtimi i portierit mik i cili largon rrezikun.


1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Asllani, Karrica, Çelhaka, Dobra, Muçi, Cara, Trajner: Alban Bushi

ANDORRA: Himenez, Gerrero, Vales, Trave, Ines, Pubil, Izkuierdo, Myler, Planes, Garsia, Ubaç, Trajner: Eloi Kasals

shqiperia

andorra

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura