VIDEO/ Tirana bie pas 6 muajsh, Teuta thyen bardheblutë dhe i jep një “asist” Kukësit

Jun 15, 2020 | 21:54
SHPËRNDAJE

Teuta ka mposhtur kryesuesit e Tiranës me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Vendimtar goli i Emiljano Vilës, i cili i ka dhënë një “asisit” Kukësit, duke rihapur kampionatin dhe duke ngushtuar diferencën e vendit të parë nga ai i dytë me 6 pikë.

Goli i Teutes logo

FOTO: P.PASHOLLARI

Kujtojmë që bardheblutë kishin plot 6 muaj pa humbje. Disfata e fundit e kryeqytetasve ka qenë më 7 dhjetor të vitit 2019 në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit.

Teuta-Partizani

Për sa i përket ndeshjes së sotme, durrsakët ishin më kërkues në fushën e lojës, duke treguar superioritet ndaj Tiranës, pavarësisht diferencës së pikëve në renditje.

FT: TEUTA-TIRANA 1-0

Vila 26′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+6′ Celhaka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën e Egbosë me 10 lojtarë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Kallaku dhuron spektakël brenda zonës, por në momentin e fundit ndalet nga portieri Lika, i cili devijon topin në këndore.

86′ E pabesueshme çfarë humbet Ngo shumë pranë vijë fatale. Me fat Teuta.

84′ Zëvendësim te Tirana, largohet Hoxhallari, vendin e tij e zë Ismailgeci.

82′ Ndëshkohen me karton të verdhë edhe Batha e Hebajn.

76′ Gruda ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik në mesfushë.

74′ Pranë golit të dytë Teuta me Arapin, i cili godet me kokë pas harkimit të Kallakut, por topi shkon ngjitur me traversën.

71′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli i dëmtuar, vendin e tij e zë Ildi Gruda.

67′ Rritëm i lartë i lojës, Kobina humbet një rast të shkëlqyer, vendimtare ndërhyrja e Frashërit.

66′ Ndizet sfida, shtylla i mohon supergolin sulmuesit Rubin Hebajt. Minuta fantastike në “Niko Dovana”.

62′ Moment drithërues në portën e Teutës, pranë golit Tirana. Bardheblutë pretendojnë edhe për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti. Aksioni vijon, ndërkohë që Frashëri bën një pritje fantastike pas gjuajtjes së Kalesë.

60′ Kobina provon me një gjuajtje me të majtën, topi shkon drejt e në duart e Frashërit.

57′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

52′ Shans ideal për Tiranën. Vangjeli shpërdoron një mundësi të artë duke goditur jashtë kuadratit me kokë, i vetëm brenda zonës.

50′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë. Tirana më kërkuese në këto minuta.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka asnjë zëvendësim.

EMILJANO VILA: Goli i shënuar ishte një dedikim për presidentin në tribunë, pasi më kishte thënë para ndeshje se do shënoja dhe ia dola.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Avdyli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Aksion i parë i rrezikshëm i Tiranës me Torasën, i cili provon me kokë pas asistit të Kobina, por ndalet nga portieri Frashëri.

33′ Goditja e parë nga këndi për Tiranën.

31′ Sërish Teuta rrezikshëm me  Kallakun që provon në hyrje të zonës, por topi shkon mbi traun e portës.

26′ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Emiljano Vila kalon në avantazh durrsakët pas asistit të Lorenco Vilës. Mesfushori durrsak nuk fal brenda zonës me një goditje fluturimthi duke mposhtur Likën. 

23′ Drithërima në portën e Tiranës. Devijimi i Hebajt me kokë pas harkimit nga këndi, shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Lika. Gjyqtari akordon goditje nga këndi, protestojnë bardheblutë.

15′ Goditje dënimi për Teutën. Kallaku lëshon një predhë, por fantastik Ilion Lika, që devijon rrezikun në këndore.

14′ Karton i parë i verdhë, ndëshkohet braziliani Kale për ndëhyrje të gabuar ndaj Todorovskit.

10′ Minuta pozitive për durrsakët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës. Janë ata zotët e lojës në këto minuta.

5′ Momente tension në mesfushë. Todorovski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale. Gjyqtari e fal, duke mos i dhënë karton të verdhë.

3′ Start i furishëm i Teutës. Skuadra e Edi Martinit kërcënon 2 herë portën e Ilion Likës me anë të Kallakut dhe Emiljano Vilës. Me fat kryeqytetasit.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frasheri, Todorovksi, Hoxha, Kuro, E. Vila, Avdyli, Aleksi, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

lj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura