LIVE SUPERIORJA| Vllaznia dhe Skënderbeu triumfojnë në sekondat e fundit, ja të gjitha rezultatet në kohë reale (VIDEO)

Mar 21, 2021 | 14:55
SHPËRNDAJE

Quajeni java e diferencës. Kategoria Superiore zbret e gjitha në fushë të dielën, me 5 ndeshje që në letër garantojnë rivalitet të madh për vetë momentin delikat ku është futur tashmë kampionati. Klubet kanë nisur të bëjnë llogari, aq më tepër në një situatë kur gabimet bëhen edhe më të vështira për t’u rikuperuar.

pARTIZANI-tEUTA

Gara për titullin rezervon dy përballje shumë interesante, duke filluar nga ajo në orën 13:00 në Laç mes kurbinasve kryesues dhe Tiranës që kërkon të mos dorëzohet për Europën. Një tjetër fitore e bardhezinjve të Shpëtim Duros do të jepte siguri për vazhdimësinë, por nga ana tjetër do të fuste në një presion të madh edhe rivalët direktë, që luajnë vetëm 60 minuta më pas në “Elbasan Arena”.

Partizani-Teuta është praktikisht kryendeshja e javës, me të kuqtë që vijnë pas eliminimit mes polemikave në Kupë ndaj Laçit dhe durrsakët që u kualifikuan pasi mposhtën Kukësin. Për “demat” është momenti i së vërtetës, për të bërë pikërisht diferencën nga rivalët. Nga ana tjetër, “djemtë e detit” janë skuadra që ka pësuar vetëm 2 humbje në kampionat dhe që pëson më pak gola se të gjitha ekipet.

Sulmi më i mirë që është Partizani luan kundër mbrojtjes më të mirë, Teutës. Më interesant bëhet ky takim edhe për faktin se skuadrat kanë nga 42 pikë. Në ndeshjet e tjera kemi Vllazninë që kërkon të rikthehet te fitoret, por përballë ka Kastriotin, ekipin që i ka marrë pikë në Shkodër. Një duel jetik është në Fier, aty ku Apolonia dhe Skënderbeu duket sikur e kanë të ndalu- ar barazimin, gjithnjë nëse synojnë të kapin Bylisin, që pret Kukësin.

REZULTATET LIVE: 

LAÇI-TIRANA 1-2

Mazrekaj 40′ / Çelhaka 24′, Ismailgeci 78′

APOLONIA-SKËNDERBEU 1-2

Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi 90+2′ (p)

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-1

Ardit Hoxhaj 90′

BYLIS-KUKËSI 2-1

Ndreca 15′, 45′  / Kurdiç 53′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI-TIRANA

LAÇI: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Sh. Duro

TIRANA: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha,  Torasa. Seferi, Trajner: O.Shehi

1fca2038-4f9b-4529-93ea-e3472e385120

APOLONIA-SKËNDERBEU

APOLONIA: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Haxhiu, Jeboah, Zaimaj, Smaçi, Omeri, Mihana, Gjata. Trajner: F. Kamarata.

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfour, Vitija, Bajrami, Zguro, Taipi, Zhan Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M.Memelli

aPOLONIA

KASTRIOTI-VLLAZNIA

KASTRIOTI: Hidi, Çela, Bojom, Shkala, Prodani, Rezi, Deliaj, Moraes, Devid, Mehmeti, Bardhi. Trajner: R. Ndreu.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Isaevski, Kaleziç, Imeri, D. Shehi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: T. Brdariç

formacionet

BYLIS-KUKËSI

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Desancic, Ndreca, Nebihu, Lorran, Kojiç, Antoni Beji. Trajner: V.Dovedan

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Kurdiç, Kotobelli, Lulaj, Demiri, Tsinstaxe, Gashi, Ibraimi, Taipi, Eze. Trajner: M.Josa.

fc027cf0-e27a-49b8-9eff-c6e5af6eb058

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura