VIDEO/ Shqipëria mund Uellsin, arbitri i jep një dorë Panuçit

Nov 20, 2018 | 23:11
SHPËRNDAJE

Shqipëria ia doli të bënte një reagim, pas asaj humbje turpëruese 0-4 ndaj Skoçisë vetëm 3 ditë më parë. Në miqësoren ndaj Uellsit, kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, me gol të Balajt me penallti në minutën e 58-të.

bandicam 2018-11-20 21-53-44-240

Takimi ishte i qetë në pjesën e parë, me të dyja ekipet që kontrollonin më shumë topin. Në dy raste, ishte Berisha ai që shpëtoi rrjetën pa u prekur.

E dyta nisi sërish me një rast të Uellsit në sekondat e para, por Berisha neutralizoi sërish. Ishte minuta e 58-tëk ur Xhaka fitoi një penallti, dhe më pas Balaj nuk gaboi. Deri në fund, uellsianët provuan të reagojnë, por pa gjetur rrugën e golit.

 

Shqipëri-Uells 1-0

GOL: Balaj 58′

 

KOMENTI

93. Mbyllet takimi. Shqipëri-Uells 1-0

91′ Goditje e Xhakës nga jashtë zone, por e lehtë për portierin.

90′ 3 minuta shtesë.

87’ Xhaka prek me kokë në mesfushë një top dhe nis Uzunin, ky i fundit në një kundërsulm, kërkon të nisë sërish Xhakën, por pasimi është shumë i dobët.

83′ Bejl ndal Xhakën që nisej shpejt në mesfushë, dhe arbitri ndëshkon me të verdhë uellsianin.

78′ Gigs kryen dy lëvizje të tjera. Dalin Roberts dhe Vokes, futet Frimen dhe Matondo.

77’ Rast për Bejl tek porta e Shqipërisë, por e mbyll Ismajli në herën e parë, dhe më pas Mavraj. Ylli i Realit protesta tek arbitri për faull brenda zone.

76’ Memushaj nga brenda zone shërben Uzunin, por ky i fundit nga shumë pak metra, gabon çuditërisht.

68’ Del nga fusha e lojës edhe Eros Grezda. Futet Sabien Lilaj.

67′ Basha ndërhyn ashpër brenda zone ndaj kundërshtarit, por arbitri akordon goditje këndi.

63’ Raft mjaft i mirë i Uzunit, bën gjithçka mirë në të djathtë, futet brenda zone dhe provon me të majtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

60′ Ndërrime në të dyja kampet tani. Del Lila, futet Memushaj. Ndërsa Gigs tani aktivizon Garet Bejl, në vendin e Bruks.

58’ GOOOOOL Balaj shënon nga penalltia e fituar nga Xhakaj.

57’ Dy zëvendësime te Uellsi. Dalin Xhejms e Alan, futen Ramsei dhe Vudbam.

52′ Niset vrullshëm Shqipëria në të djathtë me Uzunin, e ndal Gunter me nje faull taktik. Gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.

50’ Grezda kalon 2 futbollistë në mbrojtjen e Uellsit, provon të shërbejë Uzunin, por në fund pasimi mbyllet nga miqtë.

46′ Goditje këndi për uellsianët Berisha na shpëton mbi vijë fatale, pasi Roberts nuk shfrytëzon gjithë portën që kishte.

46′ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Uells 0-0

46’ Top brenda zone për Vokes, godet por Berisha me këmbë pret, më pas topi dërgohet në këndore.

45′ 1 minutë shtesë.

44’ Gunter provon me të majtën nga jashtë zone, por goditja nuk ka fortësinë e duhur dhe Berisha kontrollon pa probleme.

43′ Karton i verdhë për King, për një faull pak sekonda më herët.

35’ Xhaka humb një top në mesfushë, dhe shkakton faull ndaj Bruks në mesfushë. E godet teksa është i shtrirë, dhe kapet më pas. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

30′ Faull në mesfushë i Lilës nga mbrapa Bruks, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

29’ Top i gjatë nga krahu i djathtë i Hysajt, për Balajn por mbrojtja uellsiane kap me kokë, dhe topi shkon tek portieri i cili kontrollon.

27’ Dalje në sulm e Bruks, ky i fundit teksa gjendet brenda zonës sonë, harkon për në qendër, por Berisha del dhe grushton.

24’ Grezda nga e majta, harkon tokazi brenda zonës, por askush nuk gjendet për të shfrytëzuar.

23’ Krosim nga ana e Uillson, Bruks godet me kokë nga brenda zone, por për fat të mirë jashtë kuadratit të Berishës.

17’ Ismajli ndal një aksion të shpejtë të uellsianëve, topi tek Xhaka dhe ky nis Balajn, por shkodrani nuk e mban dot brenda vijave kufizuese topin.

12’ Ismajli bën një ndërhyrje vendimtare pasi Bruks mori një asistim mjaft të mirë e shkonte drejt Berishës, por mbrojtësi i Hajdukut të Splitit e çon topin në këndore.

11’ Goditje dënimi për Uellsin, provon me të majtën Uillson, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

8’ Goditja e parë nga këndi. Devijohet prej Bashës topi i goditur nga jashtë zone nga Bruks.

6’ Rasti i parë për uellsianët, Lorencs nis në të majtë Xhejms, ky i fundit harkon për Vokes, dhe me kokë sulmuesi gabon shënjestrën.

4’ Basha kërkon të nisë Uzunin, por është Ganter që mbyll atë top të nisur.

2’ Nisje menjëherë e Grezdës, por Lorencs mbyll duke kthyer tek portieri.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

 

19:17 | Dalin në nxehje edhe shqiptarët.

shqiperia nxehje

19:15 | Uellsianët dalin në nxehje. Tifozët miq po futen pak nga pak në stadium, ndërkohë që tifogrupet shqiptare ende nuk duken në tribuna.

46485750_2208301272791648_1636164845063634944_n

 

18:50 | Publikohen formacionet zyrtare.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks,  Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs

46515903_307810043154067_4170301064165195776_n

18:27 | Në “Elbasan Arena” zbarkon edhe ekipi i Uellsit.

uellsi

18:25 | Mbërrijnë edhe gjyqtarët e takimit.

46480276_931208963737100_3885288284238118912_n

18:20 | Vjen edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Pak sekonda pas tij, shfaqet edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.

duka

18:15 | Kombëtarja mbërrin në Elbasan.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura