VIDEO/ Blof i madh, Shqipëria barazon me Andorrën që nuk shënonte në transfertë prej 9 vitesh

Nov 14, 2019 | 22:41
SHPËRNDAJE

Shqipëria del huq me Andoorrën. Kuqezinjtë e Rejës barazojnë 2-2 kundër një skuadre që golin e fundit në transfertë e kishte shënuar 9 vite më parë. 

bandicam 2019-11-14 21-49-55-453

Përtej rezultatit, skuadra e drejtuar nga Edi Reja shfaqi problem të theksuara në përqendrim dhe në balancat mes reparteve. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Balajn që në minutën e gjashtë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë tri pikët.

Balaj goli Kombetarja

Në një stadium gjysmë të boshatisur. Martinez shënoi dy gola për miqtë, ndërkohë që Rei Manaj ktheu baraspeshën me një gol të bukur në minutën e 58-të. Edhe njëherë, skuadra jonë tregoi se shfaqet e vogël me të voglat.

Balaj555

 

LIVE| SHQIPËRI – ANDORRË 2-2

Balaj 6′, Manaj 55′ / Martinez 18′, 48′  

KOMENTI LIVE: 

90+2′ Të pafat kuqinjtë në këto minuta. Hysaj kroson bukur në zonë, për Seferin, që provon me kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

85′ Raste pafund të humbura nga kuqezinjtë, të cilët kanë shtyrë përpara në kërkim të golit!

80′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, Ismajli rrëzohet nga 3 futbollistë, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt!

78′ Kuqezinjtë të gjithë në sulm, kërkojnë golin e fitores!

73′ Reja kryen zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha Ramadani, në fushë debutuesi Seferi!

70′ Manaj kthen një top të rrezikshëm në zonë, por nuk devijon siç duhet Ismajli!

68′ Shqipëria kërkon me ngulm golin e fitores, teksa provone me Roshin dhe Hysajn nga krahët!

64′ Me fat në këto minuta futbollistët e Andorrë! Pas harkimit të Memushajt, nga goditja e dënimit, futbollistët andorrezë kanë rrezikuar autogolin, por topi ka shkuar në duart e portierit!

60′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet nga fusha Ndoji, vendin e tij e zë Bare!

59′ Shqipëria provon të përmbysë rezultatin me një skemë. Memshaj harkon për Ismajlin, por largojnë futbollistët e Andorrës në këndore!

55′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-2/ Zgjohen kuqezinjtë! Rei Manaj barazon shifrat, pas asist të Roshit! Sulmuesi lushnjar godet bukur brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës! 

48′ GOL ANDORRA 1-2/ Tronditen kuqezinjtë, miqtë nga Andorra përmbysin rezultatin me autor Martinez! Ekzekutim perfekt brenda zonës i futbollistit të Andorrës! 

46′ E nis rrezikshëm Shqipëria. Manaj kthen një top të rrezikshëm në hyrje të zonës, por nuk arrin ta devijojë askush nga tanët, pranë autogolit mbrojtësi i Andorrës, topi shkon në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, Reja bën zëvendësimin e parë, largon nga fusha, Lorenc Trashin, vendin e tij e zë Hysaj!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Memushaj provon nga këndi, largojnë futbollistët e Andorrës, topi shkon te Trashi, i cili provon fluturimthi, por jashtë kuadratit!

35′ Ismajli lëshon një predhë nga afro 30 metra me të djathtën, topi shkon ngjitur me shtyllën! Pranë golit kuqezinjtë!

28′ Ismajli provon të japë një asist fantastik për Roshin nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri mik!

22′ Fantastik portieri i Andorrës, i cili i ka mohuar një gol të sigurt kapitenit Memushaj, pas gjuajtjes brenda zonës!

18′ GOL ANDORRA 1-1/ Befasojnë miqtë! Pas një harkimi nga e majta, futbollisti i Andorrës, Martinez, nuk ka falur brenda zonës, duke barazuar shifrat! Aksion model i Andorrës! 


 

14′ Pranë golit të dytë Shqipëria, Memushaj provon me një goditje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat!

12’ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë që avancon me Manajn i cili i afrohet zonës dhe provon një diagonale për Balajn, por mbyllet aksioni.

6′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Bekim Balaj gjen rrugën e rrjetës! Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë  duke tundur rrjetën! 

3′ Ndoji gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet, për shkak se topi përpara se të krosohej drejt Ndojit nga Memushaj, e kishte kaluar vijën.

1′ Shqipëria provon të surprizojë me Ndojin në minutat e para, por mesfushori gabon në momentet e fundit.

1′ Ka nisur sfida, Andorra luan topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.

Formacioni zyrtar

ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera.

Formacionet

tabela shqiperia

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura