VIDEO/ Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Ernest Gjokës, Totenhemi i mposht mes vështirësive

Sep 24, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Ernest Gjokës, u mposht mbrëmjen e sotme nga Totenhemi i Zhoze Murinjos, me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës.

Totenhemi5

Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet se skuadra shqiptare arriti të bënte një paraqitje dinjitoze, madje në minutën e 55-të, barazoi shifrat me anë të Nafiut, duke i futur të dridhurat skuadrës angleze.

bandicam 2020-09-24 21-12-41-065

Lamela në minutën e 5-të, Son në minutën e 70-të dhe Herri Kejn në minutën e 79-të, ishin autorët e golave për Totenhemin në përballjen e zhvilluar në Shkup.

FT: SHKËNDIJA – TOTENHEM 1-3

Nafiu 55′ / Lamela 4′, Son 70′, Kejn 79′





FORMACIONET ZYRTARE:

Shkendija5

Totenhem

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura