Merr fund pritja/ Milani rikthehet në Champions. Feston edhe Juvja, dramë për Napolin

May 23, 2021 | 22:53
SHPËRNDAJE

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e fundit të Serisë A për këtë sezon, ku janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare.

calhanoglu.abbraccia.kessie.milan.2020.21.atalanta.750x450

Milani rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 7 viteve mungesë. Pritjes së tifozëve kuqezinj për të parë skuadrën e tyre në kompeticionin ku ka bërë histori i ka ardhur fundi. “Djalli” ka mposhtur 0-2 Atalantën ditën e sotme, falë një dopiete të Kesi në minutat 41 dhe 92 me penallti. Milani e mbyll kështu kampionatin në vendin e dytë.

Kualifikimin në Ligën e Kampioneve e ka arritur edhe Juventusi, që ka triumfuar ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 1-4. Bardhezinjtë kanë përfituar nga ndalesa e Napolit, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Champions, në vendin e tretë. Ndërkohë Napoli mbetet jashtë, pasi barazoi në shtëpi me Helas Veronën, duke shkuar në kuotën e 77 pikëve, 1 më pak se Juvja dhe Atalanta që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.

Lacio dhe Napoli luajnë në Europa Ligë për sezonin tjetër, ndërsa Sasuolo në Konferencë Ligë.

RENDITJA:

rendotjaaaa

REZULTATET:

Bolonja-Juventus 1-4

Orsolini 86’/ Kieza 6′, Morata 30′, 48′, Rabio 45′

Atalanta-Milan 0-2

Kesi 41′, 93′

Napoli-Helas Verona 1-1

Rrahmani 61’/ Faraoni 69′

Sasuolo-Lacio 2-0

Kiriakopulos 10′, Berardi 78′

Specia-Roma 2-2

Verde 6′, Pobega 38’/ El Sharaui 52′, Mikitarjan 85′

Torino-Benevento 1-1

Bremer 29’/ Tejes 72′

FORMACIONET ZYRTARE:

Bolonja-Juventus

juv

Atalanta-Milan

ata

Napoli-Helas Verona

napol

Sasuolo-Lacio

sas
Specia-Roma
roma
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura